Vetëplotësimi i Kombit
Vetëplotësimi i Kombit libër me Autor Gjon Keka. Shtëpia botuese: "Botart" Tiranë, 2012. Faqet e librit 211.
Rreth librit:
Janë pikërisht ndryshimet gjatë fundshekullit të XX dhe fillimit shekullit XXI që më kanë bërë të trajtoj disa nga ngjarjet më të rëndësishme politike-historike të gadishullit Ilirik dhe rrethanave të reja që u krijuan pas shembjes së diktaturëve totalitare. Shembja e diktaturave në ballkan dhe krijimi i rrethanave të reja politike dhe historike, pastaj dalja e këtij rajoni në pragun e ri historik dhe gjeostrategjik e gjeopolitik.
Trajtim të veçantë i kushtohet edhe periudha të errët të pushtimeve si ajo e perandorisë otomane, pastaj ajo sllave, problemte dhe nevoja për një transformim të thellë dhe kthimi i dinjitetit e identitet të vërtetë kombit shqiptar, si dhe procesi i integrimeve në familjen e lashtë europiane. Pataj një rëndësi të madhe në këtë libër i është kushtuar aspektit të pushtetit, etikës, kulturës politike, pastaj përgjegjësisë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, sundimit të ligjit si dhe zhvillimin e tij të gjithmbarshëm dhe historik.
Pastaj trajtimit analitik të këtyre proceseve politike dhe historike të vendit ta vë në rend të parë çështjen e bashkimit e pjesëve anatomike të kombit shqiptar si një komb i lashtë në gadishullin Ilirik si dhe një komb me kulturë të lartë e të civilizimit europian. Me anë të kësaj ky komb do të mund të ecte si në rrugën e tij të transformimeve të thella por edhe në rrugën e progesit dhe zhvillimeve tjera të gjithmbarshme brenda familjes së lashtë europiane në të ardhmen, por për të gjitha këto, si dhe për të ndrtuar të ardhmen nevojitet punë dhe angazhim, sepse vetëm kombet me vizion të madhë në jetën e tyre kanë edhe qëllime të mëdha historike në dinamikën e botës demokratike moderne.
Kosova si shtet është e rëndësishme të mos mbetet fëmijë sovran, por të kuptoj natyrën e transofrimeve rrënjësore, të edukohet dhe të fitoj pjekurin politike si dhe kuptoj se ajo dëshiron të jetë pjesë e botës demorkatike si dhe pjesë e familjes së lashtë europiane, vetëm kështu ajo do ta kuptonte se ka një të ardhme të mirë dhe të sigurtë, lëkundja në këtë rrugëtim, pastaj paaftësit dhe mungesa e vizionit do t’i kushtoj shtrenjët në të ardhmen.