Shqipëri, vetingu njihet si rivlerësimi kalimtar i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të reformës në Drejtësi.

Historia

Redakto

Një nga risitë më të mëdha të Reformës në Drejtësi është procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingu), i cili ka për qëllim që të garantojë që të sigurojë profesionalizmin dhe integritetin e punonjësve të sistemit të drejtësisë, në mënyrë për të garantuar një drejtësi të pavarur dhe të ndershme duke synuar largimin nga sistemi e të gjithë magjistratëve që nuk justifikojnë pasurinë, që kanë lidhje me krimin ose që nuk kanë aftësitë e duhura profesionale.[1]

Përgjatë procesit të vetingut, do të vlerësohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë; si dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Rivlerësimi filloi në tetor 2016, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Rivlerësimi i të gjithë subjekteve duhet të kryhet brenda një periudhe 5-vjeçare.[2]

Në nëntor të vitit 2021, ONM-ja, KPK-ja, dhe Komisionerët Publikë kërkuan zgjatjen e mandatit për të vazhduar procesin e rivlerësimit.[3]

Më 10 shkurt 2022, Kuvendi i Shqipërisë zgjati afatin e organeve të vetingut me 3 vjet.[4]

Ecuria

Redakto
Llojet e vendimeve të KPK-së (8 shkurt 2018 – 30 nëntor 2021) [5]
Numri i vendimeve të KPK-së sipas vitit [5]

Kryetarja e KPK-së, Pamela Qirko, thotë se deri në nëntor 2021 ky institucion ka bërë vetingun e 60% të subjekteve dhe ka nisur procesi administrativ për 40% të subjekteve të mbetura.

Nga analizat e bërë në Këshillin Legjislativ, në fund të 2021 janë akoma në proces ose pa nisur 1/3 (rreth 34%) e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në vitin 2020 ecuria e punës ka pësuar një ngadalësim për shkak të pandemisë COVID-19.

Organet

Redakto

Procesi i vetingut realizohet nga tre institucione të posaçme të krijuara nga Kushtetuta për këtë qëllim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe Kolegji i Apelimit. Këto institucione bashkërendojnë dhe asistohen nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, një mision i posaçëm i BE-së i përbërë nga vëzhgues me eksperiencë nga vendet anëtare të BE dhe nga SHBA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Redakto

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) funksionon si organ administrativ vlerësues dhe do përbëhet nga katër trupa komisionerësh të përbëra secila nga katër komisionerë. Anëtarët e Komisionit gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.[6]

Komisionerët Publikë

Redakto

Procesi i vetingut parashikon edhe veprimtarinë e dy Komisionerëve Publikë, të cilët përfaqësojnë interesin publik në procesin e vetingut dhe kanë të drejtën të ankimojnë vendimet e KPK pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit

Redakto

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) është institucioni përfundimtar që shqyrton ankimet kundër vendimeve të KPK. KPA përbëhet nga shtatë gjyqtarë por gjykon në trupa gjykuese me pesë anëtarë. Anëtarët e Kolegjit gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.[7]

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

Redakto

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) asiston procesin e vetingut nëpërmjet mbikqyrjes së procesit dhe ndihmës për KPK-në dhe KPA-në përmes ofrimit të të dhënave, informacioneve dhe këshillimit.

Vëzhguesit e ONM monitorojnë gjithë procesin e vetingut dhe kanë në dispozicion të gjithë informacionin dhe dokumentet që disponon KPK dhe KPA.[8]

Procedura

Redakto

Procesi i vetingut bazohet mbi tre shtylla rivlerësimi: (1) kontrolli i pasurisë, (2) kontrolli i figurës dhe (3) kontrolli i aftësive profesionale.

  1. Kontrolli i pasurisë
    1. Çdo subject i procedurës së vetingut i nënshtrohet vetëdeklarimit dhe pastaj kontrollit të të gjitha pasurive të tij dhe të personave të lidhur me të. Subjekti duhet të justifikojë pasuritë e tij mbi bazën e burimeve të ligjshme, të cila konsiderohen vetëm të ardhurat e deklaruara, për të cilat janë paguar taksat.[9] Nëse pasuria e deklaruar apo zbuluar është më e madhe se dyfishi i të ardhurave të ligjshme, subjekti i rivlerësimit ka barrën e provës dhe përjashtohet nga sistemi nëse nuk arrin të vërtetojë të kundërtën.
  2. Kontrolli i figurës
    1. Subjekti i rivlerësimit i nënshtrohet verifikimit të kontakteve të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe nëse verifikohen kontakte të tilla dhe subjekti nuk arrin të vërtetojë të kundërtën, ai shkarkohet nga sistemi i drejtësisë.
  3. Kontrolli i aftësive profesionale
    1. Subjekti i rivlerësimit i nënshtrohet verifikimit të aftësive për të hetuar dhe/ose gjykuar çështjet gjyqësore, aftësitë organizative dhe administrative si dhe etikën profesionale dhe cilësitë personale.[10] Subjekti që vlerësohet se ka mangësi, të cilat nuk mund të korrigjohen përmes edukimit, shkarkohet menjëherë. Subjekti që vlerësohet se ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të papërshtatshme por që mund të përmirësohen, pezullohet dhe i nënshtrohet një programi trajnimi të detyrueshëm një vjeçar.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2019. Marrë më 13 maj 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/08/30/84-2016
  3. ^ "ONM dhe komisionerët kërkojnë zgjatjen e vetingut në Kuvend". reporter.al. Marrë më 14-05-2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Kuvendi miraton zgjatjen e afateve të organeve të vetingut". reporter.al. Marrë më 13-05-2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ a b Raporti 4-vjeçar i KPK-së
  6. ^ http://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/08/30/84-2016
  7. ^ http://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/08/30/84-2016
  8. ^ http://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/08/30/84-2016
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2019. Marrë më 13 maj 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ http://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/08/30/84-2016