Vezë me qepë e domate
Qepët e grira hollë kaurdisen sa të zverdhen e të zbuten, i hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe vazhdohet kaurdisja, shtohet kripë, piper, majdanoz dhe vezët sipër. Skuqen sa të mpikset e bardha e vezës.
Për 1 person :
- vezë 1 ose 2 kokrra,
- qepë 1 kokërr mesatare,
- vaj 2 lugë gjelle,
- domate 1 kokërr mesatare,
- kripë, piper, majdanoz.