Në një tigan të posaçëm ose tigane të vegjël me dy veshë hidhet gjalpi ose margarina e pasi të jetë shkrirë hidhen vezët me kujdes në mënyrë që e verdha të mos prishet. Lihet 3-4 minuta në zjarr derisa të mpikset e bardha, ndërsa e verdha të jetë e lëngshme. Kripa i hidhet sipas dëshirës.

Shënim:

Si rregull, vezët duhet të thyhen më parë në pjatë dhe pastaj të hidhen në tigan, pasi ndodh që mund të dalin të prishura. Vezët bëhen të shijshme me gjalpë, kjo varet nga dëshira e shija e secilit, mund të bëhen edhe me vaj.