Vezë të mbushura me salcë jeshile
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Vezët zihen dhe ndahen përgjysmë duke i hequr të verdhën. E verdha e vezës thërrmohet, dhe vendoset në enë porcelani, duke i hedhur kripë, gjalpë të freskët, lëng majdanozi e lëng limoni. I përziejmë së bashku që të bëhen si pure, mund t'u hidhet dhe pak salcë majonezë. Me këtë masë mbushen vezët, zbukurohen sipër me gogozhare e majdanoz duke i vënë në pjatancë.
Shënim :
Vezët mund të mbushen edhe me salcë beshamellë, e përpunuar me të verdhat e vezëve e kaçkavall, ose me të verdhat e vezëve të përpunuara me kastraveca turshi, me salcë majonezë etj.
Për 1 vezë :
- gjalpë 1 lugë kafeje,
- lëng limoni 2 lugë kafeje,
- majdanoz 1 tufë.