Vietnamezët
Vietnamezët janë një popull shtet formues të Vietnamit, shtet në pjesën lindore të Azisë. Ky popull i takon familjes së popujve mongolë (mongoloide) dhe në vitin 2000 numëronte diku 57,5 milion frymë.
Emërtimi Vietnamezë për këtë popull është i ri, në të kaluarën ky popull nga evropianët ka qenë i njohur si popull prapa Indisë me emrin Anamitë (Annamten). Për shumë elemente, kultura e tyre si dhe feja thuhet se është marrë nga kinezët, nën zgjedhjen e të cilëve ishin që nga shekulli i dytë para erës sonë deri në shekullin e dhjetë të erës sonë.