Viktori Puzanova (Valc) 1893-1967. Lindi në Rostov mbi Don (Rusi), studioi për arte në Shën Peterburg. Mbas revolucionit bolshevik të tetorit largohet nga Rusia, sëbashku me burrin Vasilin oficer i Carit. Punon si bizantologe në Sërbi. Para fundit të Luftës së Dytë Botërore futet në Shqipëri dhe jeton për disa kohë në Shkodër. Më vonë ajo merr edhe nënshtetësinë shqiptare. Në 1948 themelon sektorin e artit mesjetar pranë Institutit të Shkencave. Studioi Artin Bizantin dhe Post-Bizantin Shqiptar. Punimet e saj hodhën themelet e bizantologjisë në vendin tonë.

Viktori Puzanova
U lind në
ShkollimiArte, Shën Peterburg
ProfesioniStudiuese e artit ikonografik, Piktore


Puna dhe veprimtaria e Vitori Puzanoves

Redakto

Viktori Puzanova krijoi shtratin konceptual të ikonografisë në Shqipëri. Sipas Puzanovës, arti i krishterë krijoi jo vetëm një epokë, por disa epoka. Arti i krishterë, është një art i pashmangshëm i qytetërimit evropian dhe shqiptar. Ky art lindi nga kriza e madhe e shkatërrimit të Perandorisë Romake dhe e paganizmit.

Në Institutin e Shkencave, Viktori Puzanova pati rastin që të merrej me disa ekspedita për kishat të Shqiperisë si në Valsh dhe Shestan të Shpatit, në Pojan të Apolonisë dhe në Zvërnec të Vlorës, në bregdetin e Himarës, në kishën e Mesopotamit të Sarandës, në Berat dhe në Voskopojë. Ndërkohë, ajo botoi studimet e para të cilat patën karakter themelonjës për shkencën e ikonografisë. Puzanova ka bashkëpunuar edhe me mesjetarologët e famshëm Theofan Popa dhe Dhorka Dhamo.Ajo gjithashtu ishte edhe një piktore, aftësi të cilën e tregoi edhe me kopjimin e disa prej ikonave më të spikatura së artit ikonografik në Shqipëri. Disa prej punëve të saj ndodhen edhe në koleksionet private si edhe në Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës.


Botime të Pozanovës

Redakto
  • Libri i vetëm i Viktori Puzanovës, pati permbledhur gjithcka që ajo studioi për artin e krishterë shqiptar. Në 1953, ajo botoi studimin e vogël për Onufrin nga Neokastra.[1]
  • PUZANOVA VIKTORI - Piktori shqiptar i shekullit të XVI-të Onufri nga Neokastra (Elbasan) - Buletini për Shkencat Shoqërore - 1953. Nr. 3. faqe 2-22.[2]
  • PUZANOVA VIKTORI - Mbi punimet e piktorit, Nikollës, në kishën Vllaherna (Në kështjellën e Beratit) - Buletini për Shkencat Shoqërore – 1957. Nr. 1. faqe 64-72.
  • PUZANOVA VIKTORI - Prapë përmbi artin shqiptar të shekullit të XVII-të. Buletini për Shkencat Shoqërore 1958 – Nr. 2, faqe 152-156.
  • PUZANOVA VIKTORI - Manastiri “Shën Maria e Apollonisë” në Pojan. Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës - Seria Shkenca Shoqërore - 1961 – Nr. 3. faqe 147-154.
  • PUZANOVA. VIKTORI dhe DHAMO. DHORKA - Disa tipare të pikturës monumentale në Shqipëri gjatë shekujve XII-XV. Studime Historike. - 1967 – Nr. 2 - faqe 105-112.
  1. ^ Revista Iliria
  2. ^ Revista Iliria