Viktorija Loba
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Viktorija Loba (maqedonisht: Викторија Лоба, e lindur më 17 tetor 1988) është një këngëtare Maqedonase.
Viktorija Loba | |
---|---|
Emri i lindjes | Viktorija Loba |
Lindi | 17 tetor, 1988 |
Prejardhja | Maqedoni |
Profesioni | Këngëtarë |
Jeta personale dhe karriera
RedaktoLoba ka lindur në qytetin Taganrog në atë që tani është Rusia jugperëndimore, dhe më herët, kur ishte fëmijë, rreth moshës 8 vjeçare, Loba me familjen e saj u zhvendos nga Rusia në Maqedoni. Ajo është e pranishme në skenën muzikore dhe stacionet televizive në Maqedoni që në moshë të hershme. Kur ajo ishte 15 vjeç, Loba përfaqësoi Maqedoninë në Festivalin Europian të këngës për të rinj 2003, në vitin 200, në Danimark, Copenhangen së bashku me Marjia Arsovska me këngën Ti nuk më njeh mua, duke u renditur në vendin e 12-të.
Në vitin 2004, ajo ka fituar çmimin e parë, dhe ajo u nderua me çmimin "Golden Bachelor" e këngëtarit vokal në Grupin e të rriturve në festivalin Ndërkombëtar "Wind rose" mbajtur në Moskë-Rusi. Prej vitit 2008 deri në vitin 2010 Loba ishte vokalistja e grupit Maqedonas "Tumbao Salsa Band" që performon muzikë Braziljane, Portugeze dhe Kubaneze, në të njëjtën kohë ajo ishte vazhdimisht e pranishme në ekranet televizive me shfaqjen muzikore "Klubi i Pambukut" në televizionin Alpha nën kujdesin e "Tumbao Salsa Band".
Në vitin 2010, eventi më i rëndësishëm "Ladybug i Artë i popullaritetit" (Златна бубамара на популарноста) shpalli Lobën "Zbulimin e Vitit".Për dy vjet me rradhë, si në vitin 2011 dhe në vitin 2012, ajo ka luajtur në festivalin veror "Dashuria dhe Lumturia" në Ohër, Maqedoni si e ftuara e veçcantë.
Në vitin 2011, në Festivalin Ndërkombëtar të Maqedonisë "Ohri Fest" në vitin 2011 ajo fitoi çmimin e dytë në mbrëmjen e muzikës pop dhe çmimin e tretë në mbrëmjen ndërkombëtare, me këngën "Nëntë gjëra" ("Devet raboti"). Ajo dhe Robert Bilbilov ishin pjesë e OGAE Video Contest 2012 me këngën e tyre Ti Si Vinovna, e cila u pozicionua në vendin e njëmbëdhjetë.
Makfest është festivali më prestigjioz muzikor Maqedonas i këngëve moderne të muzikës pop/rrok. Makfest 2012 u hap me këngën e Lobës "Pocuvstvuvaj Go Ritamot" (Ndjej Ritmin) dhe ishte kënga zyrtare e Makfest 2012. Në vitin 2013, me hitin e fundit "Summer Love" ajo u ngjit në vendin e parë të top listës Holandeze për talentet e reja, Spinin' Records dhe mbeti në atë pozicion për një kohë të gjatë. Në vitin 2014, në festivalin ndërkombëtar në Maqedoni "Makfest", Loba fitoi çmimin për performancën më të mirë me këngën "Samo moj". Këngët e saj janë vazhdimisht në krye te listave Maqedonase pop. Loba ka përvojë si aktore, po ashtu. Në vitin 2007 ajo luajti rolin kryesor në dramën Lolita nga Nabokov në teatrin dramatik të Maqedonisë.
Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë në reklama televizive, të tilla si reklama televizive për kompaninë "One Telecommunications" dhe "Pelisterka" - kompani për ujin mineral. Më tej, ajo mori pjesë në një fushatë të organizuar nga Qeveria për parandalimin e abuzimit me drogën. Ajo u përpoq të pëfarqësonte Maqedoninë në Festivalin Europian të Kënges 2015 në festivalin Kombëtar të Shkupit Fest 2014, me këngën e saj Edna edinstvena, e cila u rendit në vendin e shtatë. Daniel Kajmakoski përfaqësoi Maqedoninë në garën e vitit 2015.
Lidhje të jashtme
Redakto- https://web.archive.org/web/20161220133711/http://www.vijesti.me/caffe/viktorija-loba-najbolja-za-kisu-i-sunce-840461
- http://popara.mk/2011/prikazna/intervju-so-viktorija-loba/
- https://web.archive.org/web/20120126095424/http://www.tocka.com.mk/index25.php?ID=47692
- https://web.archive.org/web/20160304030306/http://novamakedonija.com.mk/ruskarec/ruskarec3/index.html