Vila le Lac
Vila Le Lac është një vilë e projektuar për prindërit e tij nga Le Corbusier në vitin 1923 në Corseaux afër Vevey në kantonin e Vaud të Zvicrës.
VILA LE LAC | |
---|---|
Hyrje
RedaktoNjë shtëpi e vogël (Petite Maison Corseaux), e destinuar të jetë shtëpia e prindërve të Le Corbusier, është ndërtuar mes 1923-1924, e projektuar nga Le Corbusier dhe kushëriri i tij, Pierre Jeanneret. Projektimi i ndërtimit dhe planet ishin zhvilluar para se të zgjidhej vendi se ku do të ndërtohej, Le Corbusier-it ju dha detyra për të gjetur një vend dhe ai gjeti vendin e përsosur. Ky është shembulli i parë i arkitekturës moderne të Le Corbusier në Zvicër. Vila Le Lac mund të shihet sot si një shembull i vërtetë i arkitekturës moderne, që do të lindte menjëherë pas Le Corbusier. Shtëpia e vogël plotëson tre nga "pesë pikat e një arkitekture të re" : Tarraca kopësht, Plani i lire i katit, dritaret e mëdha. Makineria për jetesë fillon të përcaktohet në këtë shtëpi, shqetësimi për përdorimin dhe proporcionet e planeve të lira, në sajë të strukturës betonarme, dhe rëndësia e një plani funksional.
Vendodhja
RedaktoVilla është e vendosur në një rrip të hollë toke në brigjet e liqenit të Gjenevës, i rrethuar nga lugina e Rhone dhe Alpet në Corseaux, Zvicër. Adresa e saj është 21 route de Lavaux, Corseaux 1802, Vevey, Zvicër.
Koncepti
RedaktoDuket se projekti është bërë pa iu referuar ndonjë vendi, dhe vendi do të ishte zgjedhur pasi projektimi të ishte i plotë. Prandaj, duket sikur ka lindur si një produkt I këmbyeshëm, një përkthim i projektimit konkret në hapësirë. Megjithatë, çështja e lokacionit nuk është e parëndësishme dhe, prej saj varet marrdhënia midis arkitekturës dhe peizazhit. Ndërtesa modeste është një moment i rëndësishëm në reflektimin e Le Corbusier në hapësirën e brendshme dhe të peisazhit.
Organizimi i brendshëm
RedaktoShtëpia prej 64 metra katror (16m x 4m), është një paralelogram i thjeshtë i bardhë, me një kat i përbërë nga një dhomë ndenje, një dhomë gjumi, lavanderi, një sallon të vogël që mund të konvertohet në një dhomë gjumi për mysafirët, një holl, një banjo, një kuzhinë dhe një dollap për ruajtjen e veshjeve dhe artikujve të tjerë. Një hyrje modeste paraprin derën e hyrjes. Në rripin bregdetar ku shtëpia është ndërtuar, Le Corbusier ngriti një tjetër hapësirë pa mbulesë. Ky kopsht i kufizuar me mure përkufizon "një dhomë të bimësisë, një interier," një dhomë të qëndrueshme të gjelbër, ku një dritare katrore kufizon pamjen e peisazhit dhe përcakton ndikimin e saj me vendimi e radikal, në një lloj antiteza në lidhje me hartimin e përdorur në shtëpi, sikur ai donte të theksohej guximi i tij. megjithëse holli gëzon një pamje panoramike, të mundësuar nga një dritare 11 metra e gjatë, është kopshti ai që ka pamjen më të mirë të liqenit. Gjithashtu dhoma e gjumit gjysmë e hapur dhe banjo marrin pamje nga liqeni, Lugina e Rhone dhe Alpet, përmes dritares së madhe.
Dritarja me rrëshqitje dhe hapësirat
RedaktoVila Le Lac është ndërtesa e parë moderne nga Le Corbusier në Zvicrën e tij të lindjes, dhe hera e parë që ai përdori një dritare që shtrihej në gjatësinë e një dhomë. Një dritare rreth 11 metra ndodhet në jug, e cila i ofron ndriçim dhe peizazh dhomës kryesore në të njëjtën kohë, është e vetmja në fasadën 16-metërshe. Dritarja lejon hyrjen e dritës, e cila në mënyrë të qartë ndryshon plotësisht mënyrën homogjene në familje. Ajo ndriçon qoshet e errëta dhe eliminon hijet, në një farë mënyre, "ligji i Ripolín" formuluar nga Le Corbusier në "L'Art décoratif aujourd'hui" justifikon muret e bardhë. Me zhdukjen e objekteve të errët dhe të atyre me ndjesi eklektike, që gjenden në shtëpitë tradicionale, objektet e vërtetë dhe të pastër tani janë konfirmuar në mënyrë të qartë.
Materialet
RedaktoBlloqet e betonit të lehtësuar që janë përdorur për muret të cilët janë përçues të mirë të të ngrohtit dhe të ftohtit, e cila është anë e keqe. Për këto dhe arsye të tjera teknike, një shtresë panelesh të zinkuar u shtua në fasada. Ajo u shndërrua në kohë si fletë alumini e valëzuar, kështu që shtëpia e vogël është bërë pa qëllim të paramenduar, atë ditë dhe duke ndjekur idenë e Le Corbusier, që e shihte shtëpinë si një makinë për të jetuar. Vila e vogël u pajis me ngrohje për shkak të kohës së keqe në këtë rajon. Ajo nuk paraqitet më si një vile e bardhë për shkak të Problemeve strukturore të shkaktuara nga liqeni dhe materialet e ndërtimit të lirë që detyruan Le Corbusier ta vishte shtëpinë nga jashtë me panele alumini në vitet 1950.