Vildan Tufi
Vildan "Vil" Tufi, lindur më 14 prill 1945 në Shkodër, trajner i atletikës shqiptare i mirënjohur nga Shkodra ku ka punuar më shumë se 50 vite karrierë. Ai ka fituar tituj të ndryshëm kombëtarë dhë mbarëkombëtarë, po ashtu me atletët e tij. Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesmarrëse në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare. Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe. U nda nga jeta më 18 tetor 2020. [1] [2] [3]
Burimet
Redakto- ^ https://gazetamapo.al/shuhet-mjeshtri-shkodran-i-atletikes-vildan-tufi-trajneri-i-kampioneve-dhe-rekordmeneve/
- ^ https://telegraf.al/sport/atletika-ne-zi-shuhet-ne-moshen-75-vjecare-mjeshtri-i-madh-vildan-tufi/
- ^ https://www.supersport.al/ndahet-nga-jeta-vildan-tufi-mjeshtri-i-madh-i-atletikes-shqiptare/