Vilma Hugonnai
Kontesha Vilma Hugonnai de Szentgyörgy (lindur në 30 shtator 1847 në Nagytétény, Hungari – 25 mars 1922) ishte gruaja e parë hungareze në profesionin e doktoreshës.[1]
Jeta
RedaktoKontesha Vilma Hugonnai ishte fëmija i pestë i kontit Kálmán Hugonnai dhe konteshës Pánczély Riza. Ajo studioi farmaci në Zyrih dhe u diplomua në vitin 1879. Kur Vilma u kthye në Hungari, ajo nuk mund të vijonte karrierën si mjeke pasi administrata hungareze refuzoi të njihte kualifikimet e saj për shkak të gjinisë. Ajo punoi si mami deri në 1897, kur autoritetet hungareze e njohën diplomën e saj e në këtë mënyrë ajo mund të niste praktikën mjekësore. Gruaja e parë që u kualifikua në Hungari ishte Sarolta Steinberger në 1900.[2] Asnjëra prej tyre nuk lejoheshe që të ushtronte praktikën pa mbikëqyrjen e një doktori mashkull deri në 1913.
References
Redakto- ^ Iván Völgyes, Nancy Völgyes, The liberated female: life, work, and sex in socialist Hungary, Westview Press, 1977, p. 9
- ^ Steinberger Sarolta (1875-1966) is a doctor, a feminist, Mamika, 30 May 2015, Nokert.hu, Retrieved 21 April 2017