Virologjia është një shkencë e cila bën pjesë në grupin e mikrobiologjisë dhe merret me studimin dhe proceset e viruseve në përgjithësi si rritjen, zhvillimin dhe vdekjen e viruseve. Virus në latinisht do të thotë helm. Viruset qëndrojnë midis të së gjallës dhe jo të gjallës. Viruset kanë forma të ndryshme cilindrike dhe ovale. Ato në kushte të caktuara paraqesin veti të së gjallës e në kushte të tjera paraqiten si substancë. Viruset nuk kanë ndërtim qelizor, por përbehen vetëm nga acidi nukleinik dhe membrana proteinike.

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.

Struktura e Virusit Redakto

Madhësia e viruseve luhatet nga një diametër me më pak se 100 nm deri në disa qindra nm në gjatësi, si në rastin e filovirideve (figurat 1 dhe 2). Të gjithë viruset përmbajnë gjenom të acidit nukleik (ARN ose ADN) dhe një mbulesë mbrojtëse proteinike që quhet kapsidë. Gjenoma e acidit nukleik së bashku me mbulesën mbrojtëse proteinike quhet nukleokapsidë. Ajo mund të ketë simetri ikozaedrale, helikale ose komplekse. Viruset mund të kenë edhe mbulesë. Viruset me mbulesë e marrin atë nëpërmjet të membranës së qelizës së bujtësit. Në disa raste, virusi mbin nëpërmjet plazmamembranës, por në raste të tjera ajo (mbulesa) mund të rrjedhë edhe nga membrana të tilla si nga ato të trupit Golxhi ose bërthamës. Disa viruse mbijnë nëpërmjet të pjesëve të specializuara të membranës plazmatike të qelizës së bujtësit; p. sh., virusi Ebola lidhet me lipidet që gjenden me shumicë në sfingomielinë, kolesterol dhe proteinat. Poksviruset bëjnë përjashtim për faktin se ata fshehin veten në membranën e qelizës së bujtësit duke përdorur një mekanizëm që është i ndryshëm nga procesi i zakonshëm i mbirjes që përdoret nga viruset e tjerë.

Viruset me mbulesë nuk e kanë të nevojshme që të shkatërrojnë qelizën e tyre bujtëse në momentin e çlirimit, pasi ata mund të dalin jashtë qelizës me një proces që jo doemos është letal për qelizën - ndërsa disa viruse mund të vendosin infeksione perzistente.

Viruset me mbulesë, si rregull, janë infektiv vetëm në rast se mbulesa nuk është e dëmtuar (pasi proteinat ngjitëse virale të cilat njohin receptorët e qelizës janë vendosur në këtë mbulesë). Kjo do të thotë që agjentët që dëmtojnë mbulesën (p. sh. alkoolet dhe detergjentet), reduktojnë infektiviteti.

Viruset nuk kanë ndërtim qelizor. Por përbehen vetëm nga acidi nukleinik dhe membrana proteinike.

Riprodhimi i viruseve Redakto

Adsorbimi Redakto

Faza e parë në infeksionin e qelizës është ngjitja e virusit në sipërfaqen e saj. Ngjitja ndodh nëpërmjet rrugës jonike të ndërveprimit, e cila është e pavarur nga temperatura. Proteina ngjitëse virale i njeh receptorët specifikë, të cilët mund të jenë proteina, karbohidrate ose lipide në sipërfaqen e jashtme të qelizës. Qeliza pa receptorët e përshtatshëm nuk është e ndjeshme kundrejt virusit.

Hyrja në qelizë Redakto

Virusi futet në qelizë me rrugë të ndryshme, varësisht nga natyra e tij.

Viruset me mbulesë Redakto

(A) Hyrja nëpërmjet fuzionit me membranën e plazmës. Disa viruse me mbulesë fuzionohen drejtpërdrejtë me membranën plazmatike. Në këtë mënyrë komponentët e brendshëm të virionit çlirohen menjëherë në citoplazmën e qelizës (figura 1).

(B) Hyrja nëpërmjet endozomës në sipërfaqe të qelizës (figura 2).

Disa viruse me mbulesë kërkojnë një pH acidik që të ndodhë fuzioni dhe nuk janë të aftë që të bashkohen direkt me membranën plazmatike. Këta viruse merren nëpërmjet invaginacionit të membranës në endozomë. Pasi endozoma bëhet acide, aktiviteti latent lidhës i proteinës aktivizohet nga rënia e pH dhe membrana e virionit bashkohet me endozomën e membranës. Kjo rezulton në çlirimin e komponentëve të brendshëm të virusit në citoplazmën e qelizës.

Viruset pa mbulesë Redakto

Viruset pa mbulesë mund të kalojnë nëpërmjet membranës së plazmës direkt ose mund të merren nëpërmjet endozomës. Mandej ata ose kalojnë ose e shkatërrojnë membranën endozomale.

Zhveshja Redakto

Acidi nukleik duhet të jetë mjaft i zhveshur me qëllim që virusi të fillojë procesin e riprodhimit. Kur acidi nukleik është i zhveshur, thërmizat virale nuk mund të largohen nga qeliza - ky është starti i fazës së EKLIPSIT- së paku deri sa të jenë formuar virionet e reja.

Sinteza e acidit nukelik viral dhe proteinës Redakto

Përdoren shumë strategji dhe disa sosh do të diskutohen në kapitujt vijues.

Grumbullimi/Maturimi Redakto

Thërmizat e reja virale grumbullohen dhe sistemohen. Ai mund të jetë një stad maturimi që pason procesin e fillimit të grumbullimit e sistemimit.

ÇLIRIMI Redakto

Virusi çlirohet duke shkaktuar lizën e qelizës ose nëse ka mbulesë, ai mund të mugullojë nga qeliza. Viruset e mugulluar (figurat 3 dhe 4) nuk kanë nevojë të vrasin qelizën. Kështu disa viruse që mugullojnë kanë aftësinë që të japin infeksione perzistente. Nuk janë infektive të gjitha thërmizat virale. Raporti i thërmizave virale joinfektive me ato infektive ndryshojnë sipas virusit dhe kushteve të rritjes.

PROTEINAT Redakto

Gjithë proteinat në një thërmizë të maturuar të virusit janë quajtur proteina strukturale- edhe sikur ato të mos japin kontribut për morfologjinë ose qëndrueshmërinë e virionit. Proteinat jostrukturale janë ato proteina virale që gjenden në qelizë, por nuk janë të sistemuara në virion.

Klasifikimi i Viruseve Redakto

Si kritere kryesore të klasifikimit të viruseve merren :

  1. Morfologjia e virusit
  2. Riprodhimi
  3. Acidi nukleik
  4. Sëmundja që shkakton
  5. Lloji i gjallesës që infekton

Njësia më e lartë e klasifikimit të viruseve është rendi. Rendi : Viridae. Familja (prapashtesa viridae) : pikornaviridae ; herpesviridae ; parvoviridae ; retroviridae. Nënfamilja, gjinia, nëngjinia, lloji.

Burime të jashtme Redakto

http://pathmicro.med.sc.edu/Albanian/virol-alb.htm