Vitamina B
Rëndësia e grupit të Vitaminave B
Diagnostikimi me anë të një analize të tjeshtë shko tek oferta për mungesën e vitaminave B mund të parandalojë një sërë shqetësimesh, sepse Vitaminat B kanë një rol të rëndësishëm në pjesëmarrjen në reaksione të shumta metabolike si koenzima. Mungesa e Vitamines B ka këto shenja : dobësi e përgjithshme ,mungese oreksi dhe rënie në peshë, dobësim të memories,dhimbje muskulare,ulje të imunitetit, çrregullime të ndryshme në lëkurë, etj,
- Vitamina B1, Thiamin
Eshtë e domosdoshme për metabolizmin e karbohidrateve, ndihmon në çlirimin e energjisë, tonifikon sistemin nervor.
Mungesa e Vitamines B1 sjell çregullime të shumta neurologjike si: parestezi, dobesi, ulje të reflekseve, ulje të përqëndrimit. Mungesa e saj e theksuar shkakton sëmundjen Beri-Beri.
Vitamina B1 gjendet te këto produkte ushqimore : qumësht, mish viçi, perimet, frutat, buka e zezë.
- Vitamina B2, Riboflavina
Kjo vitaminë merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave, yndyrnave.
Ndihmon në ruajtjen e shikimit, metabolizmin normal të hekurit duke rritur hemoglobinen, prodhim energjie, mbron qelizat nga stresi oksidativ, ndihmon në parandalimin e çregullimeve të ndryshme neurologjike.
Mungesa e saj sjell : çarje të këndeve të buzëve (stomatit), hipersensitivitet ndaj dritës (fotofobi)
Gjendet kryesisht te produktet shtazore si, qumesht ,kos ,mish etj.
- Vitamina B6, Piridoksina
Luan rol kryesor në metabolizmin e aminoacideve
Mungesa e saj jep : dobësi , nervozizem, vështiresi në ecje/lëvizje, anemi mikrocitare.
Gjendet në shumë lloje ushqimesh : mish, vezë, peshk, drithra, etj.
- Vitamina B12, Kianokobolamina
Luan rol në diferencimin e qelizave dhe në hemopoezën e rruazave të gjakut në palcën e kockave
Mungesa e kësaj vitamine sjell: anemi makrocitare dhe probleme neuro-muskulare.
Analizimi I Vitaminës B12 kërkohet në disa patologji që shkaktojnë ulje të saj: kanceri i stomakut, mospërthithja e saj, HIV, Alzheimer, përdorimi I karbamazepinës.
Burimi kryesor i kësaj vitamine janë produktet shtazore
*Këto janë këshilla të përgjithshme informuese, por nuk zëvendesojnë këshillimin e mjekut tuaj specialist .