Shekulli XX: Vitet 1900-Vitet 1910-Vitet 1920-Vitet 1930-Vitet 1940


Vitet 1950-Vitet 1960-Vitet 1970-Vitet 1980-Vitet 1990

Ngjarje

Redakto

Kosovë

Në vazhdën e faljeve të gjaqeve që kulmoj me falje masive te “Verat e Llukës”, ishte ajo e Drenicës, ku qindra familje u pajtuan në vitit 1990.

Në këtë falje e iniciuar nga Anton Çeta, shumë familje shqiptare i shtrinë dorën njëra tjetrës, duke i falë gjakun.

Ajo që bije në sy, është edhe komandanti legjendar, Adem Jashari, që ishte në pjesën e publikut. Komandanti shihet disa herë në këtë video-arkiv gjatë emisionit “Arkivi” në RTK.

Shqipëri

Ja 20 ngjarjet kryesore 1990-1991, që çuan në zgjedhjet e 31 marsit 1991

1. 14 janar 1990: Zhvillohet në Shkodër demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra shkodranë dalin në qendër të qytetit dhe përpiqen të hedhin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arrijnë të shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues arrestohen dhe dhunohen barbarisht në burgje. 2. 26 mars 1990: Zhvillohet një demonstratë masive antikomuniste në Kavajë. Forca të shumta policore e shtypën me egërsi këtë demonstratë. Masivisht fyhet diktatori Hoxha. 3. 2 korrik 1990: Fillon hyrja masive në ambasada. Me mijëra të rinj hyjnë në ambasada në kërkim të azilit politik. Ambasadat me më shumë persona janë ajo gjermane dhe ajo italiane. Të vetmet ambasada ku nuk pati azilantë ishin ajo kineze dhe ajo kubane. TVSH transmeton pamje ku azilantët kërkojnë të dalin, por nuk i "lejojnë" autoritetet e ambasadave. Fillojnë demonstratat antikomuniste në gjithë vendin. 4. korrik-nëntor 1990: Demonstrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin e veçanërisht në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Kërkesa kryesore e demonstruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italisë me anë të anijeve. Mbi 20.000 shqiptarë largohen me mjete ujore. Policia Kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin drejt një jete më të mirë. 5. 8 dhjetor 1990: Studentët e Universitetit të Tiranës formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksandër Meksi, Eduart Selami dhe Gramoz Pashko. Partia e re bazohet mbi idealet e "demokracisë, lirisë, pluralizmit dhe tregut të lirë". 6. 11 dhjetor 1990: Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre. Alia nuk pranon t'i plotësojë ato. 7. 12 dhjetor 1990: Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike. Me shumicë votash fiton Sali Berisha njëri nga doktorët më të njohur të vendit. 8. 5 janar 1991: Fillon botimi i gazetës "Rilindja Demokratike", organ i Partisë Demokratike. 9. 20 shkurt 1991: Demonstruesit, pasi përleshen me policinë, rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha, i cili sundoi vendin për 40 vjet nën diktaturën komuniste më të ashpër në botë së bashku me atë të Kamboxhias. 10. 21 shkurt 1991: Situata për regjimin bëhet shumë kritike. Jep dorëheqjen kryeministri i vendit, Adil Çarçani. Në krye të qeverisë vjen Fatos Nano. 11. 31 mars 1991: Mbahen zgjedhjet e para pluraliste. Kodi Zgjedhor dukshëm favorizon PPSH. Me shumë manipulime fiton PPSH. Në qytetet e mëdha fiton Partia Demokratike. PPSH fiton në zonat fshatare, ku PD ende nuk ka mundur të arrijë. Vetë Ramiz Alia humbet në zonën ku në vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Por ai zgjidhet President i Republikës me votat pro të PPSH dhe ato kundër të PDSH. 12. 2 prill 1991: Pas një demonstrate paqësore vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demonstruesit e egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës. 13. prill 1991: Zhvillohen greva dhe demonstrata të fuqishme. Qeveria komuniste merr goditjen më të rëndë pikërisht nga punëtorët, të cilët hyjnë masivisht në greva. 14. 4 qershor 1991: Jep dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi. 15. 10 qershor 1991: Në një Kongres historik PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) ndryshon emrin në PSSH (Partia Socialiste e Shqipërisë). Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë. 16. qershor-nëntor 1991: Zhvillohen demonstrata antikomuniste. Thirrjet e demonstruesve janë "Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!", "Liri-Demokraci!", "Enver-Hitler!", "Poshtë komunizmi"! etj. Në çdo qytet rrëzohen bustet e Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit, simbole të diktaturës së egër komuniste. Kërkohet ndryshimi i emrave të institucioneve të ndryshme që kanë emrin e Enver Hoxhës, Leninit, Stalinit ose datën e krijimit të PKSH. Ushtria demonstron forcën, duke lëvizur tanket nëpër qytetet e vendit. Vazhdon emigrimi masiv. Mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore. 17. 6 dhjetor 1991: Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD. 18. janar-mars 1992 19. janar 1992: Formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme. 20. 22 mars 1992: Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90%. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës zotin Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni antikomunist triumfon.

Lindje

Redakto

Vdekje

Redakto

Roland Qafoku, drejtues i emisionit “Debat në Channel One”, ka bërë një hulumtim ku ka rreshtuar 50 krimet më të rënda nga 1990-2014.

Nga 1990 deri më sot kanë ndodhur 6400 vrasje. Shtatë krime të rënda tronditën opinion publik vetëm në 6 muajt e fundit.