Vitore Stefa (Leka) ka lindur në Berat në 5 shkurt të vitit 1941- humaniste, shkrimtare, poete shqiptare nga Shqipëria.

Vitorja vije nga familja e Kostaq e Eleni Stefës, një familje e aktivistëve kombëtarë tradicional Kostatin Kristoforidhi dhe Gjergj Stefes

Përndryshe Vitorja është anëtare e këshillit të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe presidente nderi e disa shoqatave shqiptare në mergim. Për veprimtarinë e saj humanitare dhe si një bamirëset shqiptare të shekullit shpesh quhet "Nënë Tereze e Triestes"

Në krijimtarinë e saj poetike është përshëndetur me botimin e dy vëllimeve "La liberta" dhe "Jetoj ringjalljen" dhe më pas "Vetmi e largesise". Libri i saj në prozë është titulluar "Plagë shpirti" dhe janë për shtyp romani "Rrethi i hekurt" si dhe "Novela dhe kujtime". Është bashkë-autore tek antologjia "Mozaike te nje portreti" si dhe tek "Metafora e arratisur". Gjthashtu ajo është bashkëautore në antologjine "Trokitje në mur", bashkëautore në antologjine "[Gjuha "Dashurise Poetike" krijime mergimtare. Nga forumi Tetutat shqiptare në Botë si e ftuar nderi ajo vleresohet me "Flete Mirenjohje". Ka dhënë kontributin e saj si bashkëpuntore në librin voluminoz te gazetarit italian Silvio Maranzzano të titulluar "Border Croissing"(Vecchi e nuovi intrighi attraverso Trieste). Vleresohet me titullin e nderit pranë shkollës shqiptare të vëllazërimit "Albaniache tranzschule Shota" në Zvicër me rastin e dy vjetorit të LSHB për Zviceren, një medalje në bronzë me dedikimin për merita të veçanta. Në shenjë mirënjohje vleresohet në një tubim organizuar në Kosovë prej familjeve të bijeve kosovare të rënë në luftë me medalje ari me motivacionin "për ndihmën e pakursyer dhënë bijve dhe bijave tona gjate luftës", gdhendur në të me mjeshtëri prej argjendarëve kosovar portreti i saj. Kudo në krijimet e saj spikat dashurin jo vetëm për miqtë dhe shokët e saj të aferm, por për njeriun në përgjithësi për jetën dhe gjithçka të bukur.

Motoja e saj është "Ju kam vellëzër, me thoni motër".

Lidhje të jashtme

Redakto