Viza e udhëtimit
Viza leje e posaçme që u jipet personave të shteteve të huaja për të hyrë në ose kaluar nëpër një shtet.
Ekzistojnë disa lloje të vizave:
Në bazë të marrëdhënieve bilaterale të dy shteteve vendoset për ngritjen e nevojës së vizave. Në praktikë, shpeshherë shtetasit e shteteve ekonomikisht më të forta nuk kanë nevojë për viza në shtetet ekonomikisht më të dobëta. Por kjo nuk d.m.th. se është e detyrushme përderisa shtete ekonomikisht më të dobëta këtë e pranojnë me vullnetin e tyre. Aplikimet për vizë përpara mbërritjes u japin vendeve një mundësi të marrin në konsideratë rrethanat e aplikantit, të tilla si siguria financiare, arsyeja e udhëtimit dhe detajet e vizitave të mëparshme në vend. Vizitorëve mund t'u kërkohet gjithashtu që t'i nënshtrohen dhe të kalojnë kontrolle sigurie ose shëndetësore pas mbërritjes në portin e hyrjes.