Vjollca Ibro
Vjollca Ibro Biologe, profesoresh. Lindi në Korçë në vitin 1955. Kreu studimet e larta në Fakultetin e Biologjisë të Universitetit të Pekinit (1978). Në vitin 1978–1990 ishte pedagoge në katedrën e botanikës të Institutit të Lartë Bujqësor (sot UBT).
Si rektore e UBT në v. 1997–2000, dha ndihmesë për rikthimin në gjendje pune të njësive përbërëse të tij pas dëmtimeve që iu bënë gjatë trazirave të marsit 1997. Është autore e teksteve “Bazat e fiziologjisë së bimëve” (1984), “Praktikum i fiziologjisë së bimëve” (1985), dhe e një numri artikujsh e studimesh në fushën e biologjisë së zbatuar në bujqësi, të agromjedisit, biodiversitetit etj. Si zv.ministre e Bujqësisë dhe e Ushqimit (2000–2005), ka marrë pjesë në hartimin e dokumenteve për strategjinë e zhvillimit ekonomik e social, për bashkëpunimin europian, për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE në fushën e bujqësisë. [1]
Referime
Redakto- ^ "Libraria fizike e Akademise se shkencave Shqipëri".
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)