Vjollca Meçaj lindi më 20 janar të vitit 1951Durrës, Shqipëri.

Edukimi

Redakto

Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1973.

Karriera

Redakto
  • Ka ushtruar detyrën e gjyqtares dhe atë të zëvëndës kryetares në Gjykatën e Rrethit Berat deri në vitin 1977 dhe më pas ka punuar si juriste pranë Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Kulturës.
  • Gjatë viteve 1992-1997 ka ushtruar profesionet e lira të avokatit dhe noterit.
  • Në vitin 2001 është zgjedhur në detyrën e Drejtores Ekzekutive të "Qendrës Avokatore për Gratë" në Tiranë.
  • Është dalluar për aktivitet të gjerë në fushën e të drejtave të njeriut e sidomos, në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të gruas dhe në luftën kundër korrupsionit. Është pjesëmarrëse e disa grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjeve.
  • Është lektore pranë Shkollës së Magjistraturës, Tiranë.
  • Nga viti 2004 është anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Shih edhe

Redakto