Vllasi Arapi
Vllasi Arapi, i lindur më 1918 ka kryer shkollën e mesme Tregtare. Si antifashist, u përfshi në demonstratat antifashiste 1939, 1942 dhe ishte një nga luftëtaret e parë të Çetës “Plakë” të Vlorës. U rreshtua në radhët e Brigadës I Sulmuese, ku luftoi me trimëri në shumë beteja. U vra në përfundim të luftës nga krerët komunistë të kohës pasi, që gjatë luftës, shfaqi hapur kundërshtim kundër vijës komuniste.