Vlusha
Vlusha është fshat në përbërje të komunës Leshnje në rrethin e Skraparit. Fshati shtrihet në rrëzë të malit të Vlushes. Rrëzë këtij mali, përveç Vlushës, janë vendosur edhe fshatrat Gradec, Leshnje dhe Gostënckë. Fshati ka një vendosje mbi nivelin e detit, nga 700 m në nivelin e lumit që rrjedh në fund të fshatit, deri në 850 m në krye të tij.
Vlusha | |
---|---|
Gërmimet e kryera në Vlushë në vitet e pasçlirimit nga specialistët e arkeologjisë tregojnë se ky fshat ka një histori mjaft të hershme. Vendbanimi i Vlushës lidhet pjesërisht me epokën mezolitike ku janë zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Veglat që janë gjetur së bashku me fragmente enësh shumë primitive në varrezat tek Armenina, tek Kisha e ne mjafte parcela ne Vlushe, datojnë Vlushën në fillimet e epokës neolitike. Sidoqoftë, ato i takojnë një kulture me tradita të forta mezolitike duke bindur se Vlusha përfaqëson një kulturë që vë në lidhje të drejtpërdrejtë epokën e mezolitit me fillimet e epokës së neolitit. Zbulimet e kryera në Vlushë, së bashku me ato të disa vendbanimeve të tjera në territorin shqiptar, përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për formimin e kulturës neolitike në territorin e Shqipërisë.
Emërtime deri sot në fshat si "Kisha", "Xhamia" "Mekami" etj tregojnë se ky fshat ka qënë një vendbanim i vjetër shumë më i madh se sot. Fshati respekton mjaft sot vendin e quajtur "Mekami" duke të krijuar bindjen në vazhdimësinë e besimit fetar të bektashizmit, besim ky tashmë i njohur për këtë zonë. Banorët e këtij fshati i kanë kryer dhe i kryejnë ritet e besimit të tyre bektashian në teqetë e Backës, të Prishtës dhe atë të Kulmakut në malin e Tomorrit.
GJEOGRAFIA
RedaktoFshati Vlushe shtrihet ne rreze te malit gelqeror me te njejtin emer. Lartesia e tij eshte 1700 m mbi nivelin e detit. Pjesa e malit mbi fshat eshte e veshur pjeserisht me shkurre, kryesisht dellinje dhe shkoze. Perfund fshatit kalon lumi, nje nga dy deget e lumit Osum, i cili e fillon rrjedhen e tij ne pjeset perendimore te malit te Ostrovices, nga pjeset e siperme te fshatrave Faqekuq, Kapinove dhe Kraste. Pasi pershkon Turbuhoven, fundin e fshatit Leshnje dhe fundin e Vlushes, kjo dege e Osumit hyn ne Kanionet e Osojes dhe te Gradecit, del ne fund te fshatit Veseshte dhe me pas bashkohet ne Corovode me degen baze te lumit Osum e cila vjen ne Corovode pasi pershkon kanionet e njohura te Skraparit. Fshati Vlushe ka nje siperfaqe te kosiderueshme toke buke por edhe lendina te shumta korijesh me pyje, kryesisht lisi. Perballe fshatit ndodhet nje siperfaqe e madhe pyjore nga i cili fshati kufizohet ne Lindje me fshatin Kraste dhe Bersake, ne Juglindje me Potomin, ne Jug me fshatin Qafe dhe ne Perendim me fshatin Osoje. Ne veriperendim Vlusha ndan kullotat e saj malore me fshatin Gradec, kurse ne Verilindje ndan kullotat e veshura me shkurre me fshatin Leshnje. Nga siperfaqa e tokes are prodhohen kulturat bujqesore baze si gruri, misri, fasulja, patatja dhe mjafte kultura te tjera foragjere. Prodhimi me i mire dhe me i pershtatshem eshte kultura e grurit, e cila ne vitet e kooperativizmit arriti rendimente mjafte te larta e te karahasueshme edhe me vendet fushore.
Fshati Vlushe nuk dallohet si nje fshat me uje te bollshem, megjithese i ngitur ne pozite mjafte te mire ne rreze mali. Megjithate ne fshat ka disa cezma qe perdoren per uje te pijshem. Ne lagjen Sanxhak jane 2 cezma, ku me e madhja quhet “Kroi i Madh“. Cezmat ne lagjen Sanxhak duhet te jene mjafte te hershme pasi nga germimet e punimeve permiresuese qe jane bere atje, konstatohen kanalizime mjafte te thella e me mure anesore, te mbuluara me pllaka derrase guri nen te cilat rrjedh uji mbi pllaka qeramike, dallueshem, mjafte te hershme. Ne lagjen Hajdini, nga rreza e shkembit, buron uji me te cilin eshte ngritur cezma qe quhet “Cezma e Vertokut”. Nuk dihet kur eshte ndertuar kjo cezem, por nuk duhet te jete shume i vjeter. Fillimshte nga kjo cezem eshte furnizuar me uje vetem lagja Hajdini, kurse sot, pas nje investimi modest te bere ne vitet e socializmit, merr uje pothuaj gjithe fshati. Ne lagjen Collak eshte ndertuar “Cezma e Peroshit” qe furnizon me uje vetem kete lagje. Lagja Mukaj eshte furnizuar me uje te pijshem nga nje cezme mbi shtepite esaj, rreze shkembit. Ka edhe vendburime te tjera uji ne fshat, por qe nuk jane sistemuar dhe qe jane sezonale per nga prurjet e tyre.
Per sa i perket frutikultures, duhet thene se Vlusha nuk ka tradite te mire. Pozita e mire gjeografike me shikim plotesisht nga Jugu e vendos kete fshat nen diell te plote pothuaj gjithe diten. Natyralisht rriten mire arra, meni, kumbulla e eger, gorrica, thana, lajthia etj. Ka perpjekje te pakta per kultivimin e frutave te tjera dhe jane kultivuar edhe molla, dardha, kumbulla, qershia, rrushi,etj.
Duhet thene se banoret e ketij fshati jane marre me shume me blegtori, kryesisht me dhen, me dhi por edhe me lope. Siperfaqja e tokes are ne fshatin Vlushe gjate sistemit te socializmit ka pesuar ndryshime. Nga disa copa parcelash me mure dhe shkurre ajo u sistemua ne siperfaqe me te medha duke futur te gjithe mekanizimin per te kryer punimet ne bujqesi. Pas viteve 90 ne fshat eshte rikthyer perseri parmenda, megjithese per disa vjet ajo u harrua pasi cdo punim e kryente mekanika bujqesore.
DEMOGRAFIA
RedaktoAshtu si ne te gjithe fshatrat e tjere te Skraparit, edhe banoret e fshatit Vlushe kane emigruar jashte vendit per pune. Emigrimi eshte kryer para dhe pas luftes se pare boterore, ne kohen e monarkise se mbretit Zog e deri para fillimit te luftes se dyte boterore. Ai eshte orientuar kryesisht ne Turqi, Amerike, Greqi e deri ne Australi.
Levizja per pune ne kete kohe eshte kryer edhe brenda vendit si ne Tirane, Berat, Lushnje, Fier, Durres, Korce, etj. Mbas luftes te dyte boterore, zhvendosja u kufizua si pasoje e politikes se ndjekur nga rendi socialist. Vetem ata qe paten mundesi te shkollohen e te punesohen, paten mundesi te krijonin familje te jetonin neper qytete te ndryshme te vendit. Ne vitet 70 Vlusha arriti deri 40 familje me rreth 200 banore.
Ne vitin 1981 ne Vlushe u vendosen edhe 20 familje nga fshati Faqekuq pasi shtëpitë e tyre atje u rrezikuan nga rrëshqitje masive. Banesat e tyre u ndërtuan ne mes te fshatit ne apartamente dy kateshe dhe komode për atë kohe. Vlusha ne atë kohe mundësonte edhe punësimin e tyre ne bujqësi e blektori pasi sipërfaqja e tokës për këtë fshat ishte rritur ndjeshëm. Shume djem dhe vajza nga Vlusha kane ndjekur shkollat e mesme e te larta ne vitet e socializmit. Nga ky fshat kane dale kuadro qe kane punuar ne detyra drejtuese te pushtetit lokal e qendror, ne ekonomi e ne ushtri dhe ne polici.
Ka pasur mjafte agronome, veterinere dhe ekonomiste qe shërbyen ne ekonomitë bujqësore te rrethit por edhe mjafte oficere dhe nenoficere qe kane shërbyer ne repartet e ushtrisë ane e mbanë Shqipërisë.
Pas viteve 90 te rinjte e fshatit filluan te emigrojnë ndjeshëm jashtë vendit për te kerkuar pune per nje jete me te mire. Ky emigracion u orientua drejte Greqise, Italise, Gjermanise dhe ne vende te tjera. Nga ky emigracion u krijua mundesia e zhvendosjes nga fshati te mjafte familjeve dhe vendosjes se tyre ne qytetet kryesore si ne Tirane, Durres, Vlore, Fier etj. Ne fshat sot banojne rreth 30 familje te cilet vazhdojne te jene vetepunesuar ne bujqesi dhe blektori.
HISTORIA
RedaktoFshati Vlushe duhet te kete qene nje vendbanim mjafte i vjeter ne kete zone. Germimet dhe gjetjet ne varrezatt e vjetra e vertetojne kete gje. Ne parcelat si Ara e Madhe dhe Armenina por edhe ne parcela te tjera, gjate punimeve te tokes dalin copa tjegullash dhe qeramikash te ndryshme. Ne lagjen Sanxhak duhet te kete qene një vendbanim baze pasi themelet e vjetra dhe ndertimet per furnizimin me uje e tregojne kete gje. Lagja Sanxhak ne Vlushe duhet te jete nje emertim i mbetur nga koha e sundimit turk. Tek Mekami jane zbuluar themele ndertesash qe duhet te jene te pakten te viteve te sundimit turk. Brezi i te vjeterve te sotem mban mend nga tregimet e paraardheseve te tyre se atje duhet te kete qene qendra e xhandarmerisë si dhe një burg. Gërmimet e kryera rastësisht ne fundin e viteve 70 te shekullit te kaluar tek Mekami vërtetojnë një ndërtim te strukturës se burgjeve te sundimit osman.
Vlusha duhet te ketë qene një qendër e qeverisjes turke te asaj zone. Ne fshatin Vlushe ka pasur xhami, (mejtem) qe është përdorur edhe si shkolle turke. Duhet te kenë qene vitet e fundit te sundimit osman, pasi krahas mësimit te gjuhës turke, po fillonte te mësohej fshehurazi edhe mësimi i gjuhës shqipe. Te moshuarit e fshatit qe vinin ne shkollën turke natën, tregonin se ditën, kur shkonin me bageti, lexonin abetaren shqip. Kete e vërteton fakti se ne këto kohe shume burra te fshatit dinin te shkruanin dhe te lexonin shqip pa kryer asnjë shkolle.
Prane Mekamit, ne qender te fshatit, vendi quhet edhe sot Xhami, prej te cilit kane mbetur vetëm disa varreza te vjetra. Përveç varrezave tek Xhamia, te cilat janë përdorur si te tilla edhe me vone, ne Vlushe janë edhe varrezat tek Armenina, varreza te cilat duhet duhet te jene me te hershme se periudha e sundimit osman.
Nga fshati Vlushe ka pasur burra qe gjate periudhës se sundimit otoman shkuan për tu shkolluar ne Turqi. Një prej tyre ishte Maliq Sanxhaku ose Maliq Skrapari. Ai kreu atje arsimin e larte si agronom për bujqësinë. Maliq Sanxhaku me shume përdorte emrin Maliq Skrapari. Kjo, pasi kur kryente shkollën e larte ne Stamboll dhe e pyeten se nga cili Vilajet vinte, Maliqi ishte përgjigjur se vinte nga Vilajeti i Skraparit. Kështu qe edhe ne diplome i mbeti emri Maliq Skrapari. Pas mbarimit te shkollës u emërua sekretar i bujqësisë për Vilajetin e Janinës. Ne vitin 1912, pas ngritjes se flamurit dhe shpalljes se Qeverise ne Vlore, Maliqi mori pjese ne perberjen e qeverise. Ai ishte nga te paret specialiste me arsimimin si agronom qe vjen ne Shqipëri.
Edhe ne qeverine e Zogut Maliqi ka punur sekretar i ministrise se bujqesise. Ne vitin 1939, kur Italia fashiste donte te merrte tokat e disa fshatrave te Myzeqese me koncesion, Maliqi ka kundershtuar se bashku me fshataret e asaj zone.
Fshati Vlushe ka histori me ngjarje dhe beteja qe jane zhvilluar si gjate luftes te pare, midis dy luftrave dhe gjate luftes se dyte boterore. Pas fillimit te luftes se pare, ne vitet 1914-1918 jane zhvilluar beteja me andartet greke qe kane sulmuar disa here fshatin duke kryer raprezalje si vjedhje, plackitje, diegie shtepish dhe vrasje.
Keshtu, njihet dhe tregohet edhe nga moshataret e sotem ngjarja e vrasjes se nje komandanti te nje njesie ushtarake greke qe po marshonte ne ato ane ne vitet eLuftes se pare boterore. Kjo ka ndodhur ne hyrjen nga Gradeci per ne fshatin Vlushe, ne vendin e quajtur Krestec, ku fshatare te Vlushes i zune prite kolones se andarteve qe vinte nga Gradeci. Ata vrane komandantin e quajtur Kosta Veqolli. Pas kesaj ngjarjeje, fshati u sulmua nga forcat greke te ardhura nga Potomi. Banoret e fshatit te lajmeruar ne momentet e fundit, boshatisen fshatin dshehen ku te mundnin. Nje pjese qendruan te fshehur per disa dite ne nje shpelle ne shkembin e Gradecit. Njerezit jane transportuar per aty nga me te rinjte me shume veshtiresi pasi atje edhe dhia me veshtiresi mund te hynte. Disa te tjere u larguan per ne jug, dhe me shume fshatare te tjere te Skraparit perfunduan ne ullishtet e Vlores. Ata qendruan per nje kohe te gjate rrugeve dhe nga veshtiresite e shumta te ushqimit e te strehimit i zuri semundja e koleres duke marre jeten e nje pjese te banoreve te Vlushes, vecanerisht te moshuar, gra dhe femije. Me pas, mbas largimit te andarteve greke, ata qe mbeten u kthyen ne shtepi. Pas kthimit gjeten shtepi te djegura, bageti te humbura dhe mundesi shume te kufizuara jetese, duke u detyruar ta fillojne jeten nga e para.
Rrethinat e fshatit Vlushe u bene edhe fushe beteje ne luften mes forcave austro-hungareze dhe atyre italiane ne luften e pare. Forcat austro-hungareze ishin pozicionuar ne malin e fshatit Vlushe dhe nje komande e tyre e komanduar nga gjeneral Gjilardi ishte vendosur ne lagjen Sanxhaku. Forcat italiane kishin zene fshatrat Potom dhe Qafe dhe lartesite perpara fshatit Vlushe. Fshati Vlushe qendroi disa dite nen zjarrin qe shkembenin keto forca me njera-tjetren. Edhe sot ne malin e Vlushes gjenden gezhoja te municioneve te kembesorise dhe artilerise austriake te perdorur ne kete kohe. Fshati Vlushe u perfshi ne arenen e luftimeve mes forcave italiane dhe greke te vitit 1941. Komanda dhe trupat greke ishin vendosut ne fshat, kurse italianet kishin zene Qafen dhe lartesite nga Galina e Osojes deri ne Galinen e Potomot. Ne lagjen Mukaj te fshatit Vlushe u vendos per disa muaj nje komande greke. Ne Qafe italianet kishin ngritur garnizonin e tyre me llogore, fortifikime e pengesa me tela me gjemba. Deri vone mund te gjeje ne llogoret italiane mbetje te telave me gjemba te asaj kohe. Te moshuarit e sotem tregojne se pas humbjes dhe terheqjes se italianeve, komanda greke lejoi qe edhe fshataret e Vlushes te merrnin mallra e ushqime te lena ne ikje e siper nga iltalianet ne Qafe.
Nga ngjarjet e Luftes se 2 boterore vlen te permenden tre ngjarje kryesore : Gjate operacionit te dimrit ne 14 janar te vitit 1944 nje detashment ndeshkimi gjerman, me porosi te eksponenteve te ballit kombetar, bene nje masaker duke vrare 22 burra dhe djem te pafajshem te fshatit. Ata jane shpallur te gjithe deshmore te atdheut. Ne mes te fshatit Vlushe eshte ngritur nje permendore ne kujtim te ketyre martireve.
Ne Vlushe me 17 Mars 1944 u formua Brigada e 7 sulmuese e Ushtrise Nacional-Clirimtare. Edhe per kete ngjarje eshte ngritur lapidari ne pllakaten e te cilit jane gdhendur emrat e te gjithe deshmoreve te kesaj Brigade partizane qe luftoi kunder nazisteve gjermane deri ne Vishegrad.
Po ne Vlushe ka funksionuar spitali partizan ne shtepine e Hysen Mances. Ne kete spital jane mjekuar edhe heroi i popullit Zylyftar Veleshnja dhe Skender Malindi. Spitali partizan ka funksionuar nga muaji prill deri ne qershor 1944.