Vojo Kushi
Vojo Kushi (serbisht: Војо Кушић Vojo Kušić; Shkodër, 1918 - Tiranë, 7 tetor 1942) anëtar i grupit komunist të Zef Malës, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte komandant i njësive guerile në mbarë Shqipërinë.
Biografia
RedaktoLindi në Shkodër, i biri i Stefan Kushiqit dhe i Pavës.[1]
Më 7 tetor 1942 u ndoq derisa u rrethua te Kodra e Kuqe në Tiranë. Në rrethim u vra Xhorxhi Martini, i cilin dyshohej për rrëmbimin e vajzës së Man Kukaleshit, u vra Sadik Stavileci pastaj u vra në sulm mbi autoblind Vojo Kushi. Trupi i tij u varros tek varrezat ortodokse të Tiranës.[2]
Trashëgimia
RedaktoMbi jetën dhe veprimtarinë e Vojos është realizuar edhe një film nga kinostudioja Shqipëria e re me titullin Vojo Kushi. Gjithashtu në vendin e vrasjes së tij në një nga rrugicat kryesore të aktivitetit guerrilas është vënë monumenti i tij mbi tankun italian me nje granatë në dorë, i derdhur në bronz. Disa institucione arsimore në mbarë vendin mbajnë emrin e tij, një prej tyre është dhe Universiteti i edukimit fizik, Instituti i fiskulturës në Tiranë.
Nderime
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kaloçi, Dashnor (6 maj 2007). "Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën". Shqip (121): 18–19.
- ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 202–203. ISBN 9789928440358.