Vrobullat (angl. Sinkhole)ose humbullinat janë depresione të mbyllyra, më së shpeshti në formë ovale me diameter dhe thellësi prej nji metre deri disa dekametra. Zakonisht trajtohet si forma elementare sipërfaqësore të proceseve karstike.

Great Blue Hole.jpg

Numri më i madh i vrobullave krijohen nga shpërbërja e shkëmbinjëve. Predispozitat për rritjen e shkapërderdhjes paraqesin diskontuinintetin mekanik të masave shkëmbore-shkarjeve,plasaritjeve ndërmjet shtresave , posaqërisht vendet e kryqëzimit të çarjeve të shumta. Në raste të rralla, vrobullat mund të krijohen me thyerjen e tavaneve në objektet e cekëta nëntokësore, dhe palosjes së dheut. Forma e tilla të krijuar ë rezultojnë janë quajtur të sinkholes Rrënimi. Për nga pamja dallpjmë tri lloje të drobullave : në formë pjate, në formë hinke dhe në formë të pusit.

Vrobullat në formë pjate janë të cekëta, rrezja e të cilit është shumë shumë më e madhe ses sa sesa thellësia. Fundin zakonisht e kanë të rrafshët. Vrobullat në formë pjate krijohen në shkëmbinjët më pak të shkapërderdhur, siq janë dollomitet, ose në shkëmbinjët gëlqeror me një përmbajtje të madhe të komponentëve të pashkapërderdhur.

Vrobullat në formë hinke kan rreze përafërsisht të barabartë me thellësinë. Këto forma janë shumë të shpeshta në shkëmbinjët e shkapërderdhur ,dhe në shkëmbinjët e qrregullt tektonik gëlqeror. Anët e të cilëve janë të pasura me të qara . Rrezja e vrobullave në formë pusi është dukshëm më e vogël se thellësia.Vrobullat në formë pusi krijohen në kryqëzimin e dy ose më shum thyrjeve vertikale. Ata përfaqësojnë tranzicionin kah shpellat. Nuk mund të vëhet ndonji kufizim në mes të Vrobullave në formë pusi (govatave) dhe shpellave.