Ditari Blog

(Përcjellë nga Weblog)
This is the stable version, checked on 23 shkurt 2021. 1 pending change awaits review.

Ditari elektronik apo blogu (nga anglisht: blog nga weblog, fjalë e përbërë nga Web dhe log), është një ditarë (personal) digjital. Shënimet e shkruara në llogaritësin personal publikohen në World Wide Web. Në fakt blogu është një fletë e gjatë në të cilën publikohen shkrimet sipas kohës kur ato janë shkruar. Në të vërtet është një fletë interneti por që në rastin ideal është fleta është e shkruar vetëm në një nivel (pa nënfleta). Blogu i jepë mundësin „blogerit“ dhe lexuesit një hapësirë të thjeshtë mediale për paraqitjen e aspekteve të jetës apo mendimit personal për temat specifike. Me fjalë të tjera Blogu merret si një „këndë në internet“ i ngjashëm me forumin në internet ku bëhet shkëmbimi i informatave, mendimeve apo përvojave, etj.

Histori

Redakto

Për herë të parë fleta të tilla d.m.th weblogs janë paraqitur më 1990 dhe janë thirrur si ditarë online dhe ishin fleta në të cilat përdoruesit kohë pas kohe jepnin shënime për ndodhi në jetën personale. Si blog-u i parë, merret një ditar personal i botuar online më 1994.

Që nga 1996 në internet paraqiten shërbimet si Xanga me qëllim që të ju mundësojnë përdoruesve në një formë shumë të lehtë të paraqesin ditarët vetjak. Nga fundi i viteve ˙90 vërehet një rritje e fletëve të tilla në internet në atë shkallë sa që Xanga nga 100 Bloge në vitin 1997 arrin të publikojë mese 20 milion në vitin 2005.

Format

Redakto

Me rritjen e hapësirës së këtij lloj publikimi rritet edhe lloj-llojshmëria e fletëve të Weblog-forumeve. Kështu në internet paraqitet forma klasike por edhe një numër në rritje i ditarëve personale të cilat si weblog është lehtë të mirëmbahen. Përmbajtja e disa fletëve është e përzier nga komente, tema tjera dhe nga ditarë të jetës private dhe shërbejnë për argëtim apo edhe për prezantim vetjakë ë internet.

Për horizontin e temave që trajton, janë krijuar edhe disa hapësira të emëruara sipas temës përkatëse. Ndër to të njohura janë:

  • alog (edhe si artblog) artdashësit prezantojnë punimet vetjake dhe i komentojnë ndër-veti
  • audioblog (edhe si MP3 Blog) - një hapësirë që kryesisht përmban audio paraqitje
  • edublog (edhe si E-Learning-Blog) - një hapësirë që për temë ka edukimin, arsimimin dhe kulturën qytetare
  • blawg (edhe si Law blog) - hapësirë për drejtësi dhe judikatur
  • comic blog - vizatimeve komike
  • corporet blog - ndërmarrjeve komerciale
  • foodblog - për ushqim, zierje, receta
  • funblog - argëtim
  • etj

Teknika

Redakto

Karakteristik kryesore e Sistemit publikues Weblog është thjeshtësia e publikimit të punimit. Ky sistem (Weblog Publishing System) nuk kërkon ndonjë operacion kompleks dhe futjen e të dhënave të reja e bënë shumë lehtë edhe për përdoruesit fillestarë të internetit. Personalizimi i pamjes së blog-fletës personale është në shumicën e shërbimeve fare i thjeshtë në bazë të skedave të para përgatitura.

Softwer-i (programi) për Weblog mund të instalohet në hapësirës vetjake ose si shërbim ASP te ofertat që komerciale apo tjera.

Ndër sistemet për vetë instalim, më të njohurit në botë janë Serendipity, WordPress dhe LifeType.

Elementet

Redakto

Pajiset elementare janë paksa të ngjashme për hapësira të ndryshme. Publikimet (të njohura si postime apo post) janë elementi bazë i të gjitha shërbimeve. Veti tjetër është që postimet futen njëri pas tjetrit të radhitura sipas kohës së postimit. Kjo d.m.th postimet më të reja publikohen në krye të blog-ut, postimet tjera futen në nënfleta tjera apo në arkiv.

Lidhjet e postimeve

Redakto

Secili postim mund të thirret me një adresë të caktuar (URL). Çdo postim ka një lidhje permanente individuale.

Komentet

Redakto

Shumë shërbyes ofrojnë mundësin që në postime të publikohen edhe komente rreth postimit. Komentimet e tilla publikohen poshtë postimit ose si pop-up dritare.

Bartja e postimeve

Redakto

Nëse një bloger A lidhë në postimin e tij një postim nga blogeri B, atëherë ai postim do të publikohet si koment. Në këtë mënyrë lexuesi i blogerit B e kupto që për postimin që lexon gjendet një postim tjetër. Ky funksion nuk mbështet nga gjitha programet e instaluara për blog.

Feed është një funksion i cili përmbledhë përmbajtjen e Weblog-ut në një formë. Një funksion të tillë, lexuesit e interesuar mund të abonojnë duke shfrytëzuar një program të quajtur Feedreader.

Blogroll

Redakto

Blogroll është një përmbledhje e nyejve me qëllim informimi të lexuesit për Weblog-e ë ndryshme. Zakonisht listat e tilla paraqiten në pjesë që bijën në sy.

Asides

Redakto

Asides (të njohura edhe si: Clippigs apo Snippets) janë të dhëna të vogla të përbëra nga pak fjalë apo rreshta që japin shpjegime të shkurta për ndonjë postim interesant.

Zinxhiri

Redakto

Zinxhiri i punimeve të një teme përbëhet nga një përmbledhje e përcjellë me postime pyetje-përgjigje për një temë të caktuar.

Jehona e Weblog-ut

Redakto

Rritja e hapësirës në kohën e fundit ka bërë që në disa rrethe sidomos në SHBA, shikohet si një formë e re e rritjes së zhurnalismit.

Problemi që ka kjo hapësirë ka një emër "Blogspams" luftimi i saj ende nuk është në shkallë të duhur. Dukuri tjetër është se nga kjo formë mund të nxirren edhe informata mbi personin që poston pasi që për dallim nga format tjera postimet këtu nuk umbin por thjeshtë arkivohen. Për evitimin e dukurive të padëshiruara përdoruesit e kësaj hapësire për vetëmbrojtje duhet të kenë parasysh këtë. Publikimet nga kjo hapësirë përdoren edhe në shtypin e vendeve t ndryshme dhe merren më serioze si mendim publik. Kjo më së mirë është vërejtur në Gjermani, ku disa aksione shtetërore janë kritikuar nga kjo hapësirë dhe kanë pasur ndikim në media. Fatkeqësisht firma të ndryshme e përdorin këtë hapësirë për qëllime komerciale duke pas parasysh që ndër përdoruesit e kësaj hapësire "tradhtia e mendimit të lirë" merret si gjëja më e keqe.

Grup-lista në shqip

Redakto