West Side Family ose WSF janë një grup muzikor shqiptar, të cilët luanin dhe luajnë në zhanrin e rap, hip-hop e hip-hop-folk. Përbëhej nga Dr. Flori (lider i grupit), Landi (vokalisti) dhe Miri. Hapat e para i hodhën gjatë viteve 96-97 ku lançuan këngen Tik-tak e pas saj shumë të tjera. Kënga "Tik-Tak" këndohej nga Dr. Flori dhe Miri sepse Landi nuk i ishte bashkuar ende grupit. Në vitin 1998 djemtë lançuan këngën "Deluzion" në festivalin "Kënga Magjike". Në vitin 2002, po në festivalin "Kënga Magjike", "WSF" do të sillte në skenë një këngë shumë të dashur për të gjithë shqiptarët, kënga "Mesazh" e cila është hit edhe në ditët e sotme dhe në atë kohë erdhi si një dedikim që Landi i bënte të dashurës së tij. Njihen gjithashtu për këngët që kanë kënduar me ish-kryetarin e bashkisë Edi Rama, gjatë fushatave të PS-së, kënga hit është Tirona dhe Çohu. Emri "West Side Family" është propozim i Mirit, duke u bazuar në rrymat e Rap-it Kalifornian (WestSide) , (WestCoast) dhe "Family", të gjithë fansat që do t'i bashkoheshin tre djemve duke krijuar kështu nje familje të madhe. Në vitin 2008 grupi i shkëput nga aktiviteti muzikor ku vetem Dr. Flori e vazhdoi karrierën i vetëm dhe duke kryer bashkpunime me artistë të tjerë shqiptarë. Në vitin 17 Nëntor 2014 Dr. Flori u nda nga jeta duke tronditur jo pak fansat dhe kolegët. Në vitin 2017 Landi dhe Miri përfunduan këngën "Beso" e cila ishte lënë në mes nga Dr. Flori. Pas kësaj kënge djemtë e "WSF" sollën edhe hite të tjera si "Komshia", "E imja", "Marinela".

West Side Family
Background information
Emri i lindjesFloran Kondi (Dr. Flori), Roland Hysi (Landi), Armir Shahini (Miri)
Gjithashtu njohur siWSF, WestSide
OrigjinaTirana Shqipëria
ZhanretRap, Hip-Hop, Hip-Hop/Folk
Vitet aktik1996-2008, 2017-