Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/CV e prof.dr.Lush Perpali
Review waiting, please be patient.
Stampa:AfC status/age There are Stampa:AFC status waiting for review.
Stampa:AfC submission/helptools Stampa:AfC submission/tools |
Subjekti i artikullit është...
CV e prof.dr.Lush Perpali
Referenca
Redakto
</gallery>
Prof. Dr. Lush PERPALI
Prof. Dr. Lush Perpali ka mbaruar studimet universitare për Ekonomi-Financë me “Medalje të Artë”. Titullin akademik “Profesor” e ka marrë me Vendim Nr. 13, dt. 10.04.2009 të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademik të Republikës së Shqipërisë, sikurse kohë më herët titullin akademik “Profesor i Asociuar” dhe gradën shkencore “Doktor” dhënë nga Komisioni Shtetëror i Kualifikimit Shkencor. Ai mban titullin “Ambasador i Paqes” (Ambassador for Peace) – nga International Federation for World Peace; etj. Prof. Dr. Lush Perpali ka kryer detyra shumë të rëndësishme në drejtimin e shtetit shqiptar: Zëvendës/Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; dy herë anëtar i Këshillit të Ministrave të R.SH: Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (1997) dhe Sekretar Shteti për Pushtetin Lokal në Qeverinë pasardhëse (1998); i zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga zona elektorale në Tropojë e në Tiranë. Aktiviteti i pasur i Prof. Dr. Lush Perpali paraqitet edhe në fushën akademike: profesor për 12 vite në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe në Shkollën Pasuniversitare në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe kur ishte në funksione të larta publike të legjislativit e ekzekutivit shqiptar mbetej i lidhur me veprimtaritë akademike-universitare, si profesor në universitete me kohë të pjesshme; i CV e prof.dr.Lush Perpalititullar në disa lëndë mësimore; kryer udhëheqje shkencore në disa tema për studime pasuniversitare për marrje gradash shkencore; ka bërë recensa e oponenca për disa punime të tilla. Ka marrë pjesë disa herë në komisionet e vlersimit për titujt akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe për gradat shkencore “Doktor i Shkencave”. Prof. Dr. Lush Perpali ka botuar me bashkëautor disa tekste universitare, dhe parauniversitare. Ai ka botuar disa libra-monografi si: Çështje të Konkurencës në Ekonomi” (ShB “Ideart“. Tiranë, 2006); “Probleme të analizës së treguesve ekonomik” (ShB “Mihal Duri”. Tiranë, 1988); “Probleme të rendimentit të punës në ekonomitë bujqësore” (Tiranë, 1989); “Metoda për studimin e efektivitetit në ekonomi” (ShB “Marin Barleti”. Tiranë, 2004); “Kohë të vështira tranzicioni” (ShB “Marin Barleti”. Tiranë, 2004) si dhe ka mjaft artikuj shkencor e kumtesa të botuara e mbajtura brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka marrë pjesë në realizimin e studimeve të shumta si në rang kombëtar e dikasterial. Prof. Dr Lush Perpali ka kontribuar në ngritjen e institucioneve të pavarura, si në Shqipëri dhe Kosovë. Ka qënë Zëvendës/Kryetar i Komisionit Shqipëtar të Konkurencës (përkohor dhe detyrën e Kryetarit) në vitet 2004-‘09. Ndërsa, në Republikën e Kosovës, në kuadrin e projekteve ndërkombëtare për ngritjen e institucioneve të këtij shteti të ri, ai ka qënë ekspert ndërkombëtar ku ka kontribuar në ngritjen dhe vënien në punë të Komisionit Kosovar të Konkurencës, si institucion i pavarur i krijuar me ligj, në vitet 2011-‘13. Aktualisht, Prof. Dr. Lush Perpali, është Rektor i Universitetit “Wisdom” në Tiranë.