Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Ergys Shehu

Subjekti i artikullit është...

Artikuj për shqyrtim/Ergys Shehu
Faqja në rrjethttps://www.instagram.com/ergys.shehu/

Shehu ka lindur në Shkodër. Në moshë shume të re, Shehu spikat për pasionin dhe talentin e tij ndaj artit të pikturës.Fantazia dhe kreativiteti i tij artistik u shpalos në dizajnimin dhe modelimin e maskave mondane veneciane, frymëzuar nga motivet e piktorit Gustav Klimt, të cilat ishin pjesë e traditës karnavale të festave pagane në Shkodër.

Në vitin 2005 nis mësimet në degën e pikturës pranë liceut "Prenke Jakova", në klasën e artistit të mirënjohur Sytki Brahimi. Përgjatë kësaj kohe Shehu është i inkuadruar dhe ka kooperuar në shumë projekte dhe ekspozita të artit pamor.

Në vitin 2010, angazhohet për dekorimin dhe krijimin e simbolikave florale në objektet kult. Brenda një harku kohor pesëvjeçar, numërohen 50-të xhami, me punimet murale të cilat mbartin ermin e artistit tashmë të kërkuar, pitktorit Ergys Shehu. Këto murale gjënden në Gjermani, Kosovë dhe Shqipëri.

Nis studimet në Akademinë e Arteve pranë Universitetit të Shkodrës, ku përtej pikturës, kualifikohet dhe në grafi, fotografi, aplikime si dhe teknika digitale. Paralelisht video-arti dhe specializime të kësaj natyre, u bënë pjesë e punës kreative të Shehut duke qëne pjesëmarrës në shumë ekspozita personale e projekte në kooperim.

Prej vitit 2017, i dedikohet profesionalisht fotografisë, produksionit të videove muzikore dhe foto-video, produksione për ngjarje festive, ceremoni martesore e familjare. Si rrjedhojë, duke patur tashmë një klientele tepër të gjerë, Shehu hap Studion e tij personale "ALER" në Shkodër.

Fotografija e Ergys Shehut spikat për një stil tej unik. Gama e tij kompozitorjale dhe koloritet e pasura përcjellin nje cilësi të lartë fotografike. Qasjet e tij konceptuale e moderne mbështeten edhe nga një teknikë me aparatë të një teknologjie bashkëkohore perendimore. Ai është autor i disa ekspozitave, dhe projekteve komerciale në të cilat manifestohen dhe preken tematika të ndryshme.

Ergys Shehu eksploron duke patur në vëmendje kryesisht njeriun, karakteristikat e bukurisë femërore, jetën urbane të njerëzve. Arkivi i tij fotografik përmban tashmë një koleksion mjaftë të gjerë me punë të cilat karakterizohen nga personazhe të njohur nga bota e Show-t, artit, muzikës, modës, por dhe peizazhe, mjedise, struktura e njerëz rural, lokalitete arkeologjike brenda dhe jashtë vendit.

Ergys Shehu është gjithashtu i përfshirë në fotografinë:

- Portrete - Modë - Fashion

si dhe ështe përfshirë gjerësisht në artin fotografik të botës së modës dhe stilit modern. Puna e tij është gjithashtu tashmë përqëndruar në filmimin dhe kapjen e fotove mahnitëse në treva dhe regjione të ndryshme të Shqipërisë sidomos atij të qytetit të lindjes Shkodër.


Referime

Redakto