Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Idriz Çilafi
Review waiting, please be patient.
Stampa:AfC status/age There are Stampa:AFC status waiting for review.
Stampa:AfC submission/helptools Stampa:AfC submission/tools |
IDRIZ ÇILAFI ( 1949 - 2003 )
Idriz Çilafi - lindi më 27 korrik të vitit 1949 në fshatin Rashçe të Dërvenit, rethina e Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në kushte mjaft të vështira. Në pamundësi për të vazhduar arsimin e mesëm ai fillon mësimet fetare në xhaminë e fshatit ku dhe ka qenë talebe e Mulla Idrizit. Pasiqë kishte një zë të ëmbël dhe dallohej nga të tjerët, një kohë te gjatë ka shërbyer si muezin në xhaminë e fshatit.
Në vitin 1970 ai filloi të mirrej me folklor, fillimisht duke kënduar vetëm në fshatin e tij bashkë me Ilmi Tanallarin, më vone bashkëngjitet edhe Vahit Shtrajku dhe Arif Haxhiu.
Në rethinën e Dërvenit ku edhe është shtrirë fshati Rashçe, është kultivuar me kohë intepretimi i këngëve polifonike dyzërëshe - që populli aso kohe i ka quajtur këngë Dërveni (këngë dyzërëshe). Duke ditur faktin që këngët tipike Dërvenase këndohen vetëm me dy zëra, Idriz Çilafi vazhdon aktivitetin e tij në kultivimin e këtyre këngëve me kënaqësinë dhe dëshirën e tij më të madhe gjithmonë duke kënduar zërin e parë, ndërsa në zërin e dytë e shoqëronte Vahiti.
Në vitin 1977 në garën republikane të instrumenteve burimore popullore që është mbajtur në Dollnjen të Prilepit - Maqedoni, rapsodit dhe instrumentalistit Idriz Çilafi i ndahet mirënjohje për pjesëmarje me instrumentin popullor - çifteli.
Këngët polifonike - dyzërëshe pa percjellje të instrumenteve në Dërven, kanë qenë prezent që në kohën e Dardanëve dhe pikërisht ideja e rapsodit Idriz Çilafi për ndërhyrje të instrumenteve popullore shqiptare çifteli dhe sharki do të marrë një drejtim të ri në folklorin burrimor Dërvenas dhe do të jetë më e pranueshme tek adhuruesit e folklorit burimor Dërvenas. Kështu ai i mer të gjitha këngët e Dërvenit të kënduara pa instrumente dhe vendos ti këndon në stilin të cilin e krijoi vet (këngë polifonike dyzërëshe - Dërvenase nën përcjelljen e instrumenteve popullore çifteli dhe sharki).
Për një kohë të shkurtër ariti të bëj famë jo vetëm në Dërven dhe rethinë, por edhe më larg duke perfshirë rethinën e Karshiakës dhe Tetovës. Ata, filluan të këndonin ç’do mbrëmje nëpër gëzime të ndryshme si: Dasma, fejesa, bankete dhe ndeja të ndryshme.
Pasiqë Idriz Çilafi ariti të përfitoj zemrat e shumë adhuruesve, ai pa të nevojshme që të zgjëroj repertoarin e tij edhe me këngë të krahinave të ndryshme, këngë mitologjike dhe këngë patriotike. Mori tekstet e këngëve dhe filloi ti interpretojë ato në melodinë dhe ëmbëlsinë e këndimit polifonik tipik Dërvenas, që e bëri edhe më të famshëm tani më edhe në Kosovë.
Në vitin 1982 në një ndejë në odë burrash në Gjakovë ku ka qenë prezent edhe rapsodi i madh Augustin Ukaj, i cili pasi dëgjoi të kënduarit e Idrizit, u mahnit nga këndimi i një stilit të ri folklorik të krijuar nga vet rapsodi - stili polifonik dyzërërsh nën përcjellje të instrumenteve popullore. Dhe në shenjë respekti për mundin e dhënë ndaj folklorit shqiptar, Augustin Ukaj ia dhuron çiftelinë e tij tanimë bartësit Idriz Çilafi dhe i thotë: kjo është arma ime me të cilën kam luftuar për ta mbrojtur folklorin, traditën dhe historinë e shqiptarëve, andaj po ta lë ty amanet.
Në vitin 1984 merr ftesë për një turne në Bruksel të Belgjikës ku atje qëndron dy javë dhe këndon në çdo shtëpi të mërgimtarëve shqiptarë që kanë jetuar atje.
Pasi kthehet nga Belgjika fillon malltretimi i Idriz Çilafit nga ana e policisë Jugosllave. Mbahen në stacionin policor bashkë me Vahit Shtrajkun për reth 72 orë pa ngrënë dhe pa pij - arsyeja për shkak se në Belgjik kanë kënduar këngë për liri, këngë për Enver Hoxhën, Skenderbeun, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën dhe shumë heroj dhe patriot Shqiptar që në kohë të Jugosllavisë ka qenë e ndaluar ti permendësh e jo më ti këndosh.
Edhe përkundër malltretimeve që tani më filluan të bëhen edhe më të shpeshta, Idriz Çilafi me gjithë vullnetin dhe dëshirën për ruajtjen e kulturës shqiptare nëpermjet dy telave të çiftelisë vazhdon të ja thotë këngës në çdo fshat dhe qytet.
Mirëpo, pas pas demostratave të vitit 1989 në Kosovë, policia mer aksion për sekuestrim të të gjitha inçizimeve, tragave, kasetave dhe gjitha materialeve nacionaliste që u perket shqiptarëve. Atë kohë meren në pyetje shumë shqipëtarë ku ndër to ka qenë rapsodi Idriz Çilafi bashkë me Vahit Shtrajkun dhe mbahen 10 ditë në stacion nga ana e policisë. Pas malltretimeve të shumta miret vendimi nga gjykata, në momentin që të kapen duke kënduar qoftë edhe këngë popullore, të burgosen me 10 vjet burg. Pas kësaj Idrizi bashk me Vahitin morën një vendim që për një periudhë të pacaktuar ti ndërprejnë aktivitetet folklorike.
Më pas vazhdoi sërisht kënga e rapsodit për tu ndalur në frymën e fundit të jetës së tij më 09 tetor të vitit 2003.
Repertoari i tij ka qenë shumë i gjërë duke filluar nga këngët popullore epike e lirike, deri tek ato këngë kreshnike, patriotike e mitologjike. Këngët që i ka krijuar dhe kënduar vetë rapsodi Idriz Çilafi janë këto: “Xhem Gllumova”, “Mori Hanë” (këngë për hakmarrjet), “N`sabah herët kur u çova” (këngë për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi), kënga e “Tërmetit” (1963 Shkup), këngë për “Enver Hoxhën”, “Mos ma prek Kosovën” (këngë patriotike), këngë për “Gurbetin” (këngë epike), etj,.
Egzistojnë edhe shumë këngë të tjera që ka krijuar dhe kënduar rapsodi Idriz Çilafi, mirëpo gjer më tani kaq ka arritur të arkivojë djali i tij Ylber Idrizi (Çilafi), i cili nga dashuria për të babain, mbiemrin e tij e pagëzoi me emrin e të atit si dhe po vazhdon traditën e folklorit apo të kënduarit këngë të bukura shqipe e folklorike.