Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Jeta dhe veprimtaria e Z.Kadri Morinaj.
Review waiting, please be patient.
Stampa:AfC status/age There are Stampa:AFC status waiting for review.
Stampa:AfC submission/helptools Stampa:AfC submission/tools |
Jeta dhe veprimtaria e Z.Kadri Morinaj është...
U lind në qytetin e Kukësit, më 9 Shkurt 1964. Natyrë me ambicie dhe iniciativë, Z. Kadri Morinaj ka nisur rrugën e sipërmarrjes në vitin 1990 me kompaninë Euroalba.
Më pas ai pronësoi një prej ambienteve më të vjetra dhe të njohura në Tiranë, Bar Restorant Piazza.
Referime
RedaktoNga viti 2000 - 2004 aktiviteti i tij u shtri në fushën bankare, si aksioner në disa banka prestigjioze në Shqipëri. Ndërsa më pas u bë një nga aksionerët e kompanisë telefonike “Plus Mobile”. Në vitin 2004 Z. Kadri Morinaj e zgjeroi aktivitetin e tij në fushën e sigurimeve. Fillimisht shoqëria “Dukagjini” dhe nga viti 2006 “Eurosig Sh.a.”. Një kompani tërësisht me kapital vendas dhe me aksionerë të rinj. Gjatë vitit 2015, Z. Morinaj zgjeroi investimet edhe në Kosovë, duke zënë vendin e parë në tregun e sigurimeve për të katërtin vit radhazi. Kompania klasifikohet me trendin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve dhe me ritmet me të larta të pagesave të dëmeve. Viti 2016 ishte sërish i suksesshëm në sipërmarrjet dhe iniciativat ambicioze të Z. Kadri Morinaj. Ndërsa rritet çdo ditë në bizneset e tij, ku sot numëron mbi 3000 punonjës në të gjithë rajonin, në maj të vitit 2016, Z. Kadri Morinaj realizoi një tjetër ambicie të tij, duke kurorëzuar blerjen e 100% të aksioneve të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG, shoqëria e parë e sigurimeve në Shqipëri, duke ofruar vlerën më të lartë për këtë privatizim të rëndësishëm, 16 milionë euro, ose 2,2 miliardë lekë. Besueshmëria dhe siguria janë gurët e themelit të filozofisë së EUROSIG. Mbështetur mbi këtë parim, në 10-vjetorin e themelimit të kompanisë ai realizoi një udhëtim të paharrueshëm në Moskë dhe Shën Petërsburg për 120 punonjës të kompanisë Eurosig, të cilët ndoqën edhe një shfaqje prej 3 orësh në teatrin operistik “Kirov”, i ndërtuar nga Car Pjetri i Madh. Përkrahësi më i fortë në bizneset dhe sipërmarrjet e Z. Kadri Morinaj është familja e tij. Ai është babai i katër fëmijëve të pasionuar pas arsimit, kulturës dhe artit. Regjisori me famë botërore, Sten Dragoti, u bë kumbari i anëtarit më të vogël të familjes, Klarkut, në vitin 2007. Të qënit një biznesmen i suksesshëm nuk e ka bërë Z. Kadri Morinaj të humbasë lidhjet me realitetin dhe njerëzit e thjeshtë. Si një besimtar i denjë ai shënon një sërë veprash bamirësie dhe filantropie. Ai ka akreditur bursa për studentë dhe ka bërë pjesë të stafit të tij persona me aftësi të kufizuara. Ka kontribuar në restaurimin dhe rehabilitimin e disa monumenteve kulturore. Z. Kadri Morinaj është një musliman i devotshëm që sponsorizoi në restorantin e tij të njohur Piazza, drekën e Papa Françeskut në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Ai është vlerësuar nga Akademia Papale Bonificiane në Itali me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016”. I pari shqiptar që merr këtë titull nga Ati i Shenjtë. Filantropi shqiptar Z. Kadri Morinaj është dekoruar me medaljen e 319 nga 4000 të tilla që i jep Papa Francesku. Për kontributet e tij, Z. Kadri Morinaj është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me urdhërin “Naim Frashëri” dhe është “Qytetar Nderi” në disa nga qytetet e Shqipërisë dhe diasporës. Z. Kadri Morinaj ka ideuar dhe mundësuar realizimin e një shtatoreje për Nënë Terezën, e cila prej gushtit të vitit 2016 qëndron në Rio De Janeiro përballë statujës së famshme të Krishtit. Njëkohësisht ai ka mundësuar realizimin dhe vendosjen e bustit të Ismail Qemalit në hotelin Continental në Bukuresht, aty ku nisi historia e Pavarësisë së Shqipërisë. Në Maj 2016, Z. Kadri Morinaj bleu kundrejt ofertës më të lartë, 100 % të aksioneve të kompanisë së parë të sigurimeve në Shqipëri INSIG. Ky privatizim përbën një hap shumë të rëndësishëm në rigjallërimin e tregut rajonal. Profesionalizmi dhe humanizmi duket se janë sekreti i suksesit të bizneseve të sipërmarrësit Z. Kadri Morinaj. Sfida e rradhës për Z. Morinaj është zgjerimi në tregun europian. Besueshmëria dhe siguria janë gurët e themelit të filozofisë së Eurosig. Puna, ambicia dhe përkushtimi janë sekreti i suksesit të Kadri Morinaj. Ajo çfarë ka qenë më pikantja e që ka përlotur çdokënd që e ka parë e dëgjuar është sponsorizimi i transplantit të mëlçisë së një fëmije 3-vjeçar, i cili, me gjithë ndihmën e Z. Morinaj, fatkeqësisht s’mundi të jetonte. Ndër mbështetjet e tij për artin dhe kulturën janë edhe mbi 500 libra të sponsorizuara për botim të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, të rinj e të vjetër, mes të cilëve edhe romanin "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Për të vazhduar më pas me mbështetje financiare për restaurimin e Xhamisë së Ethem Beut, në Tiranë, si dhe rikonstruksionin e shumë objekteve të tjera kulti, si kisha, xhami e teqe në mbarë vendin. Por, Z. Kadri Morinaj, një mysliman i devotshëm, është njeriu që shtroi drekën në Restorant Piazza për Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Shqipëri, si shembull i një bashkëjetese të lakmueshme fetare. Duke qenë gjithmonë i gatshëm për të mbështetur artin e kulturën dhe financues i qindra aktiviteteve kulturore, Z. Kadri Morinaj u ka qëndruar pranë edhe njerëzve në nevojë, ka financuar dhe financon shumë shoqata si: “Shoqata e Jetimëve”, Shoqata e fëmijëve që vuajnë nga autizmi, “Fëmijët Shqiptarë“, sponsor gjeneral i Frestivalit të Filmit në Durrës, për 3 vjet rradhazi nga 2008-ta, por pa lënë pas dore as plagën që e vuan ende sot Shqipëria, gjakmarrjen, duke financuar e ndihmuar Shoqatat e Pajtimit të Gjaqeve në misionin e tyre. Si një njeri i suksesshëm i biznesit, Z.Kadri Morinaj e ka nisur serinë e çmimeve dhe vlerësimeve të mëdha që në vitin 2003, kur Samiti Botëror “International Awards News York 2003” në SHBA, i dha çmimin "Excelence and Business Prestige". Duke qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj në vend për artin, Z. Kadri Morinaj është nderuar më Certifikatë Mirënjohjeje nga Shoqata e Piktorëve të Shqipërisë, për kontributin e dhënë ndaj tyre. Ndërsa Shoqata Ndërkombëtare “Bytyçi” i ka dhënë Z.Morinaj, çmimin gjeneral "Plisi i bardhë, Emblema Hyjnore e Shqiptarisë". Me çmimin “Për Sipërmarrje të Suksesshme” e ka nderuar Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë në Shqipëri, të cilës i shtohet edhe certifikata e mirënjohjes e shoqatës “Helles” për "Bashkëpunim në Eventet Artistiko-Sociale”. Kompania Klik Expo Group e nderoi më 27 nëntor 2016 me Medaljen “Shqiponja e Artë”, për kontributin e tij në fushën e biznesit në Shqipëri. Filantropi shqiptar Z. Kadri Morinaj u dekorua me medaljen e 319 nga 4000 të tilla, që jepen për figura të shquara dhe njerëz me kontribute të veçanta, nga Papa Françesku, vlerësim ky i bërë në shtator të vitit 2014. Për kontributet e tij, Z. Kadri Morinaj është dekoruar edhe nga Presidenti i Republikës me urdhërin “Naim Frashëri i Artë", "Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit të Durrësit, në punësimin e shumë qytetarëve si dhe për mbështetjen e aktiviteteve në promovimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti". Z. Kadri Morinaj është Qytetar Nderi në disa nga qytetet e Shqipërisë dhe qytete ku jetojnë shqiptarët në diasporë. Në 3 dhjetor 2016, Vatikani i akordoi Z. Kadri Morinaj çmimin ndërkombëtar, “Akademik Nderi për vitin 2016”. Çmimi iu dorëzua në Romë nga Presidenti i Akademisë Bonifaciana Papale, Kavalier, Doktor Sante De Angelis, përkrah shumë personaliteteve të tjera botërore, duke e bërë kështu Z. Morinaj të parin shqiptar që merr këtë titull nga Ati i Shenjtë. Z. Morinaj u shqua si mbështetës në promovimin e vlerave kombëtare, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, organizuar në Shtutgart, më 13 - 15 janar 2017. Në vigjilje të ndërrimit të viteve më 29 dhjetor 2016, presidenti i kompanive EUROSIG dhe INSIG mori çmimin "Kalorësi i Lartë i Ehlibetit", akorduar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve. Është i suksesshëm, bamirës, njeri me ambicie dhe zemër të madhe. Gjithashtu, Z. Kadri Morinaj vlerësohet me titullin "Doctor Honoris Causa" nga UAC, School of Global Management me qendër në Florida, USA. Z. Kadri Morinaj, në Rio de Janeiro, ku është cilësuar si mik special i Papa Françeskut nga Kardinali dhe Kryepeshkopi i Rio de Janeiros, Orani Joao Tempesta. Kardinali ka mbajtur një meshë në nder të Z. Morinaj dhe ka prezantuar Pllakatës së përgatitur në Brazil, të mbështjellë me flamurin Kuqezi, për Statujën e Nënë Terezës, të mundësuar nga Presidenti i Eurosig-Insig. Në samitin e udhëheqësve botërorë të biznesit, në Oksford të Anglisë, Z. Kadri Morinaj, është nderuar edhe me çmimin “Sokrates”, vetë si biznesmen i suksesshëm, por edhe për grupin “EUROSIG”, për arritje të jashtëzakonshme në fushën e biznesit, dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i “Europe Business Assembly, profesori John Netting. Z. Morinaj është zgjedhur në presidiumin e Samitit të Liderëve të Biznesit, gjithashtu është bërë anëtar me të drejta të plota në Asamblenë Europiane të Biznesit në Oksford të Londrës, ku marrin pjesë elita e biznesit dhe përfaqësues nga bota akademike nga 55 vende të botës. Më 10 shkurt 2018, President i kompanive të Sigurimeve, EUROSIG dhe INSIG, Z.Kadri Morinaj, është nderuar këtë fundjavë nga Familja Mbretërore Spanjolle “Për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri”. Në mbrëmjen gala të organizuar në Madrid, ku merrnin pjesë akademikë, aristokratë dhe pjesëtarë të familjes mbretërore spanjolle, konsuj dhe diplomatë, gjatë marrjes së çmimeve biznesmeni Morinaj vuri në pah shanset që ofron Shqipëria për investimet e huaja. Presidenti i EUROSIG Group, Z. Kadri Morinaj, u nderua në Paris me çmimin “The Best”, si biznesmen i suksesshëm, për bamirësinë dhe filantropinë e tij në një mbrëmjë gala. Aty ku si çdo vit edhe në fillim të 2019 u mbajt për të 42-in vit edicioni i më të mirëve në ndarjen e çmimeve të përvitshme të fushave të ndryshme. Çmimi iu dorëzua nga kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre. Këtë vlerësim kaq të rëndësishëm për të, biznesmeni Morinaj e konsideron një privilegj, pasi ky çmim më parë u është akorduar edhe mjaft personaliteteve me emër në botë. Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG, Z.Kadri Morinaj, ishte i ftuar në Londër në një darkë pune, nga një prej familjeve më të fuqishme në industrinë bankare botërore, ajo e Rothschild-ëve. Gjatë darkës në Ritz Hotel në Londër, Z. Morinaj u shoqërua nga Baroni David René James de Rothschild, i cili është një bankier francez dhe anëtar i degës franceze të familjes në Britaninë e Madhe, njëkohësisht kryetari i Rothschild Continuation Holdings. Gjatë darkës me familjen Rothschild, Z.Morinaj diskutoi dhe u konsultua me Baronin londinez për industrinë e sigurimeve dhe sistemin bankar në rajonin e Ballkanit. Shoqata e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali nderoi gjatë një aktiviteti në qytetin e Laçit, Presidentin e EUROSIG Group, Z.Kadri Morinaj, me çmimin "Anëtar Nderi" për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave të historisë dhe kulturës tonë kombëtare.