Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Masar Stavileci

Subjekti i artikullit është...

Masar Stavileci Redakto

 

Prof. Dr. Masar Stavileci lindur Gjakova, Kosovo me 12 Dhjetor 1935


Përgatitja Shkollore Shkolla e mesme - Drejtimi - Normalja në Prishtinë, 1954/55. Fakulteti i Filologjisë, Beograd – Drejtimi : Gjuhë dhe Letërsi Franceze, 1955 -1959. 1959 – 1961 : qëndrim studimor në Paris - Alianca Franceze, Universiteti i Sorbonës. Studimet e magjistraturës – Drejtimi: Letërsi Franceze, Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Zagrebit, 1967- 1971. Doktorata : 1984, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës.

Përvoja e Punës Ka ushtruar profesionin e gazetarit dhe të kritikut letrar në të përditshmen Rilindja (1962-68). Gjatë kësaj kohe si dhe më vonë është marrë me përkthime nga frëngjishtja në shqipe duke përkthyer e botuar fragmente të ndryshme shkrimtarësh francezë, siç janë bie fjala. Molieri, Feneloni, Rusoja, Mopasani, S. Ekzyperiu, A. Fransi, Rolandi, Zhidi, Sartri, Kamyja etj.

Gjatë viteve 1968-71 ka qenë pedagog i gjuhës franceze në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa para tyre në Gjimnazin e kryeqytetit. Nga viti 1972 është zgjedhur pedagog i Letërsisë Franceze për shekujt XVII, XVIII, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Franceze në Universitetin e Prishtinës. Këtu ka ligjëruar edhe Qytetërimin Francez dhe Letërsinë e Krahasuar, ndërsa në studimet pasuniversitare lëndën Metodat e Studimit të Letërsisë. Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume, sesione dhe projekte shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar që nga vitet ‘ 70 e këtej; vendet dhe datat e tyre janë të shënuara bri kumtesave të përfshira në botimet e tij.

KRIJIMTARIA


Ka botuar një numër të madh recensionesh, vështrimesh e kritikash letrar ( Cf. Isak Shema-Ibrahim Rugova, “Bibliografi e kritikës letrare shqiptare ‘44/’74”, Instituti Albanologjik, Prishtinӕ, 1976. Ka përkthyer romanin e Zh.P. Sartrit Neveria, NGB “Rilindja” Prishtinë, 1966, si dhe ka ripërkthyer, tani në gjuhën standarde, dhe botuar te “Gjon Buzuku”, Prishtinë, 2014, po këtë roman, i cli fitoi çmimin e MASHT-it si përkthimi më i mirë në gjuhën shqipe i vitit. Po te kjo Shtëpi Botuese ka përkthyer nga frëngjishtja, më 2015, romanin fundit të fituesit francez të çmimit Nobel të vitit 2014, Patrick Modiano, Që të mos humbësh në lagje. Aktualisht është duke shqipëruar romanin e parë Vendi i yllit (1968) të po këtij autori.

Ka botuar gjithashtu edhe punime shkencore e publicistike si në Kosovë, ashtu dhe jashtë saj, nga të cilat këtu poshtë përmendën vetëm ato të botuara jashtë saj:

-Chansonnier des Preux Albanais, in Revue de littérature comparée, Paris, juillet – septembre, 3/ 1975.

-Les Lumières et la conscience nationale albanaise, communication au VIIe Congrès international des Lumières, Budapest 1987, in Studies on Voltaire and the Eighteenth century, SVEC 265, Transaction of the Seventh International Congress on the Enlightenment, III, 265, 1989, OXFORD.

-Possibilités d’intercaler la littérature francophone canadienne dans l’enseignement de la littérature française, in Bulletin des communications sur la litterature canadienne, Belgrade, 1987, Département d’information, de culture et de science de l’ Ambassade de Canada a Belgrade.

-Albanie, la Renaissance manquée, in Hermès 23-24, cognition, communication, politique, Paris 1999.

Botime të veçanta

Ka botuar gjithashtu një varg punimesh shkencore dhe publicistike, disa nga të cilat janë përfshirë në këto botime të veçanta:

-Iluminizmi në Letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, 318 f, Rilindja, Prishtinë 1990.

-Tema Letrare Franceze, f. 351, Rilindja, Prishtinë 1996.

-Apologji e Çështjes Shqiptare, f. 260, Forumi i Intelektualë SHqiptarë, Prishtinë 1998; ribotuar, në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, f. 272, e riparë dhe e plotësuar, Argeta LMG, Tiranë, 2012.

-Iluminizmi Shqiptar, f. 231, TOENA, Tiranë 2000.

-Elemente të stilistikës letrare, dispensë për studentët e Universitetit AAB, Prishtinë,2005.



Referime Redakto

  • Kerkes nga vet Masar Stavileci