Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Prof.Dr. Emrush Gashi

Prof. Dr. Emrush Gashi

Redakto

Prof. dr. Emrush Gashi u lind më 10.03.1939 në fshatin Mramor, Komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , shkollën e mesme në Prishtinë, kurse studimet në Fakultetin Filozofik në Grupin e Matematikës në Prishtinë. Pas diplomimit, ai punon si profesor i matematikës në Shkollën normale të Prishtinës. Në prill të vitit 1966 zgjedhet asistent i matematikës në Grupin e Matematikës të Fakultetit Filozofik në Prishtinë. Në vitin 1971 Emrush Gashi zgjedhet në thirrjen Ligjërues për lëndën Algjebra lineare dhe Teoria e polinomeve në Grupin e Matematikës të FSHMN në Prishtinë. Po atë vit e paraqet tezën e doktoratës me titull “Kontribut teorisë additive të idealeve” në FSHMN të Zagrebit, të cilën e mbron me sukses më 19.12. 1973 dhe fiton titullin Doktor i shkencave matematike.

Gjatë vitit shkollor 1974/75 dr. Emrush Gashi qëndron për specializim në lëminë e Teorisë së radikaleve në Universitetin shtetëror të Moskës dhe në Institutin e Matematikës të Akademisë së Shkencave të Moldavisë.

Në vitin 1975 dr. Emrush Gashi zgjedhet në thirrjen docent për lëndën Algjebra lineare dhe Teoria e polinomeve në Seksionin e Matematikës të FSHMN-së  në Prishtinë. Më 30.06.1977  avansohet në thirrjen Profesor inordinar, ndërkaq në vitin 1983 zgjedhet Profesor ordinar për lëndën  Algjebra I. Profesor Emrush Gashi ishte edhe prorektor në Universitetin e Prishtinës gjatë periudhës së rëndë të okupimit serb. Në tetor të vitit 2004 pensionohet, kurse pas pensionimit, për kontributin e tij ne fushen e matematikes,  i  jepet titulli Profesor Emeritus.

Gjatë punës së tij si asistent, docent, professor inordinar dhe professor ordinar prof. E. Gashi ka mbajtur ushtrime dhe ligjërata nga lëndë të ndryshme në Departamentin e Matematikës dhe jashtë tij, si: Algjebra e përgjithshme, Algjebra II, Programimi linear, Ekuacionet diferenciale, Analiza matematike, Matematika për fizicientë, Matematika për kimistë.

Profesor E.Gashi ka qenë anëtar dhe kryetar i disa komisioneve për mbrojtjen e magjistraturave dhe doktoranturave në FSHMN të Prishtinës si dhe jashtë vendit.

Rezultatet e tij shkencore profesor Emrushi i ka paraqitur në tubime të ndryshme dhe kongrese shkencore.

Prof.dr. Emrush Gashi ka mbajtur ligjërata të ndryshme edhe në qendra të ndryshme universitare si në: Tiranë , Sofje, Jenë, Moskë, Shkup, dhe në Beograd.


Qё nga viti 1966 si asistent, docent, profesor inordinar dhe ordinar nё Departamentin e Matematikёs ka ligjëruar shumë kurse speciale si dhe kurse të përgjithshme të matematikës në fakultetet tjera të Univernitetit të Prishtinës. Prof Emrushi ishte edhe bartës i shumë kurseve të studimeve pasuniversitare në Departamentin e Mtametaikës dhe fakultete tjera të Universitetit.



Referime

Redakto

Prof. Dr. Muhib Lohaj