Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Rrjeti Supermarketeve EcoMarket

Ecomarket Retail Redakto

Rrjeti Supermarketeve Ecomarket

Eco Market shpk filloi aktivitetin në sektorin e retail-it në Shkurt 2013. Qëllimi i tij ishte të bëhej lojtari më i madh në industrinë e retail-it në Shqipëri, duke zhvilluar një rrjet marketesh nga 250-500m2 të vendosura në zonat e populluara dendësisht, të cilët në tregun vendas mendohet të jenë formati më tërheqës për konsumatorin final, duke sjellë shërbime më afer tyre. Aktiviteti i biznesit të kompanisë është operacion i tregëtisë moderne me anë të formatit “Express” të dyqaneve, me fokus në produktet e tregut të karakterizuara si ushqim i thatë, ushqim i freskët, dhe produkte jo ushqimore.

Që nga Dhjetori 2015, kompania është duke vepruar në mënyrë aktive me 14 dyqane në zonën e Tiranës, Durrësit dhe Fierit. Gjatë 2013, Eco Market filloi ekspansionin me hapjen e suksesshme të 6 marketeve, brenda 10 muajve të aktivitetit, në 2014 me hapjen e 6 marketeve, në prill 2015 hapja e sukseshme e tre dyqaneve te tjerë në Tiranë, dhe me hapjen e më të fundit të vitit 2015, 1 dyqan tjetër në formatin e Hipermarketit. Fillimi i rritjes së aktivitetit, organizimi i biznesit dhe strategjia e ekspansionit janë rritur duke implementuar menaxhimin e kategorive dhe burimeve strategjike.

Aktualisht, janë 17 markete në funksion, 13 jane të vendosura në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Fier. Shitjet u rritën në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të vendosjes së tyre në zonat urbane me numër të madh popullimi. Disa nga venndodhjet e marketeve në Tiranë janë “Tirana e Re”, “Komuna e Parisit” dhe “Rr e Kavajës”, "Kryqezimi Porcelanit", "Ish Parku i Autobuzave". Në Durrës, Eco Market ka hapur marketine tij në Flagship Center, një nga qëndrat e biznesit më të mëdha në qytet, dhe në Gjirin e Lalzit, residencë turistike e zonës me frekuentim të lartë turistësh. Numri total i punonjësve eshte 200, nga 160 qe ishin ne Qershor 2015, nga 74 në Dhjetor 2013. Çdo dyqan ka operuar në një mesatare prej 10 punonjës dhe në një hapësire dyqani nga 250-500m2. Totali i sipërfaqes së shitjes në Qershor 2015 ishte 4000m2 dhe me hapjen e Hipermarketit ne fund te vitit 2015 hapësira e shitjes u be 6000m2.

Kompania menaxhon një gamë të gjerë të produkteve, me një mbështetje të avancuar të menaxhimit të kategorive, nëpermjet dedikimit të matjes së performancës mujore, tremujore dhe vjetore. Eco Market tregton 10.000 produkte në total, të cilat kanë treguar se janë portofoli më tërheqes për konsumatorin. Çmimet tërheqëse të këtyre produkteve u arritën përmes aplikimit të koncepteve strategjike ndihmuese të ekspertizës globale të Delloite.


Referenca Redakto