Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Sistemi Islamik Bankar

Sistem bankar Islamik Redakto


Sistemi Bankar Islamik është sistem bankar i bazuar në Ligjin Islamik (Ligjin e Sheriatit). Sistemi Islamik Bankar bazohet në gjashtë parime:

1. Kthimi i borxhit të paracaktuar me interes (Riba) është i ndaluar;

2. Ndarja e fitimit dhe humbjes është parim kyç i sistemit Islamik bankar;

3. Fitimi i parave nga paratë nuk është i lejuar; të gjitha transaksionet financiare duhet të mbështeten në asete;

4. Sjellja spekulative është e ndaluar;

5. Vetëm kontratat të cilat janë në përputhje me ligjet Islamike;

6. Kontratat janë të shenjta.

6 Parimet kryesore te Sistemit Bankar Islamik

1. Interesi (në gjuhën Arabe: Riba) është i ndaluar – Meqë feja Islame është e bazuar në Kuran, Sistemi Bankar është po ashtu i bazuar në Kuran. Kuran-i saktëson se Riba është e ndaluar dhe se njerëzit të cilët përfitojnë nga Riba shkojnë në ferr. Për shumë vjet, dijetarët kanë analizuar ka është Riba dhe është vendosur se Riba do të thotë interes dhe çdo vlerë e shtuar mbi shumën e paracaktuar dhe mbi shumën e dhënë si hua është e ndaluar. Arsyeja pse ndalohet interesi është se në këtë mënyrë , nëse paratë janë fituar pa bërë asgjë apo pa punuar, nuk do të çmohen dhe individi nuk i meriton, e së këndejmi bie ndesh me rregullat Islamike.

2. Ndarja e Përfitimit dhe Humbjes është parim kyç i Sistemit Islamik – Në sistemin Islamik bankar, kur bankat japin një kredi, ato janë partner/bashkëpunëtor i klientit dhe jo vetëm huazues i parave. Në këtë mënyrë rreziku ndahet ndërmjet tyre, ashtu siç ndahen edhe përfitimet dhe humbjet. Në këtë mënyrë nuk ka shpërndarje të padrejtë të rrezikut dhe bankat fitojnë vetëm nëse përfito n klienti po ashtu.

3. Fitimi i parave nga paratë nuk është i lejuar; të gjitha transaksionet financiare duhet të mbështetet në asete – paraja është vetëm një mjet këmbimi dhe duhet gjithmonë të mbështetet nga një produkt apo shërbim i ofruar. Paraja në vetvete nuk lejohet të krijojë më shumë para dhe konsiderohet si kapital vetëm kur investohet.

4. Sjellja spekulative është e ndaluar – pasiguria është e ndaluar në Sistemin Bankar Islamik prandaj kontratat ndërmjet bankave dhe klientëve kanë të specifikuar gjithçka dhe gjithçka është e paraparë/paracaktuar. Rregulli është krijuar që kryesisht të mbrojë të dobëtit nga eksploatimi (përdorimi i tepërt). Arsye tjetër pse ndalohet është sepse bixhozi është gjithashtu i bazuar në spekulim dhe pasiguri.

5. Vetëm kontratat e aprovuara nga Sharia’ (Sheriati) janë të pranueshme – Sistemi Bankar Islamik nuk lejohet të financojë biznese apo ide që janë në kundërshtim me Ligjin Islamik. Për shembull, nuk financojnë fabrikat e verës, kazinotë, klubet e natës apo aktivitetet që shihen si të dëmshme në shoqëri nga perspektiva islamike.

6. Kontratat janë të shenjta - Kontratat besohet të jenë të shenjta në komunitetin islamik sepse janë marrëveshje me informata të plota dhe janë të bëra me bekimin e Zotit kështu që duhet të plotësohen deri në fund.




Referime Redakto

  • Bellalah, M., & Masood, O. (Eds.). (2013). Islamic banking and finance.
  • Simantov, H. (2019, May 14). What is Islamic Banking? Its Introduction and Concepts. Retrieved December 7, 2019, from https://www.aims.education/what-is-islamic-banking/.
  • El, T. A. A. M. (2011). Islamic banking : How to manage risk and improve profitability