Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Vas Kiri

Vas Kiri Redakto

Lindur në Kir te Dukagjinit, që në moshë të re u brymos me idealet patriotike dhe me edukaten familjare. Ngjarjet e viteve 1911 - 1915, lane mbresa dhe ngjallen dashuri tek Vas Kiri për vendin e tij. Ne vitin 1916 shkon për studime ne Itali , ku pas tre vitesh gradohet nën toger, kthehet ne Shqiperi dhe ngarkohet me detyra pran komandes se vendit. Në vendimet e kongrasit te Lushnjes 1920, Vas Kirit i caktohet detyra e sigurimit te sallës, në këtë rast ai afrohet me tepër me Luigj Gurakuqin dhe Hile Mosin. Sodilarizohet plotësisht me vendimet e Kongresit dhe me qeverin e re. Ngjarjet e mëvonshme pasojnë revolucionet e qershorit, më në krye Fan Nolin,te cilit i bashkengjitet Vas Kiri. Maj-qershor 1924, ai u prin forcave vullnetare në zonat: Shkrel,Kastrat,Hot,Plan,Prekal, ku për këtë ngjarje flitet nga Nikoll Gazulli tek "Hylli i dritës",viti i dyte i botimit,nr:68, fq.274. Vas Kiri do të ndikojë dhe do të kontribuojë në ngjarjet e 2 qershorit 1924, për vendosjen e qeverisë së nolit , por pas dështimit të revolucionit, qëndrimi i tij ne Shqipëri u bë i pamundur. Patriotët me të dëgjuar u vunë në gijotinën zogolliane si Luigj Gurakuqi,vritet me 29 mars 1925 ne Bari , Bajram Curri vritet po atë ditë në shpellën e Dragobise, të njëjtin fat pati edhe Gjon Gazulli, ndërsa Lazer Shantoja e Loro Caka u dënua me vdekje me mungesë. Emigrimi i Vas kirit ndoqi itinerarin Jugosllavi-Austri. Në vitin 1926, organizon kryengritjen e Dukagjinit me 150 djem, por nuk pati rrezultat. Kthehet në Jugosllavi me 20 nëntor 1926, me 250 vetë organizon nje kryengritje të drejtuar nga dy grupe: njëri grup i drejtuar nga Vas kiri, Loro Caka Gjeloshi dhe grupi tjetër prej Kole Bibe Mirakes, që synonte bashkimin me atë të Spiro Kosoves. Çeta kalon gurin e kuq dhe tek ura e mesit zhvillohet një përleshje me forcat e xhadermarise. Pas dështimit të kësaj kryengritje, Zogu dënon me vdekje 13 malësorë dhe me burg të përjetshëm dhe 15 të tjerë. Edhe pas amnistis së Zogut, Vas Kiri nuk ra ne kurrthet e tij. Gjatë pushtimit fashist vazhdoj të jetë i pathyeshëm, duke e dënuar atë pushtim dhe duke u rishfaqur ndjenjat e tij për atdheun dhe trojet e të parëve. Nga Fieri ku ishte vendosur, u largua për në Jugosllavi ku qëndroj deri ne vitin 1942, vit ne cilin ai vdes në rrethana krejt te mistershme, përqendrimet e tij veprimet ndjenjën e patriotizmit dhe të atdhedashuris, Vas Kiri mbetet një figurë që i reziston historisë dhe bëhet pjesë integrale e potente e saj shekuj me rradhë. Subjekti i artikullit është... Kapidan Vas Kiri

Referime Redakto