Wikipedia:Artikulli i ditës/20, 2011.

Stonehenge.
Stonehenge.

Stonehenge (ang. stounhenxh - gurë pezull, gurë të varur) është një ndërtim megalitik i Erës së neolitit dhe Erës së bronxit i cili gjendet pranë Amesberit, në krahinën angleze të Viltshajërit, rreth 13 km në veri të Salisberit. Përbëhet nga një grumbull gurësh pingulë të vendosur në formën e një rrethi gjigant. Është vendndodhja më e njohur parahistorike në botë. Arkeologët mendojnë që gurët pingul janë ngritur rreth viteve 2500 p.e.s dhe 2000 p.e.s megjithese stomi dhe brazda rrethpërshkuese, të cilat përbëjnë fazën më të hershme të përmendores, datojnë rreth viteve 3100 p.e.s.

Shiko më shumë...