Wikipedia:Artikulli i ditës/29, 2011.
Kodiku i Purpurt i Beratit ka 190 fletë dhe përmban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Është shkruar me germa të derdhura prej argjendi, sipas vlerësimit të ekspertëve, "në fletë të ngjashme me letrën e zakonshme, që ka të ngjarë të jetë prodhuar nga ngjeshja e shumë elementeve petëzorë me natyrë bimore, siç janë fletët e papirusit". Por bizantologët mendojnë se lënda e dorëshkrimit është pergamenë. Sfondi mbi të cilin janë derdhur germat është e kuqe e thellë (e purpurt), prej nga ka marrë edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, është zbehur. Disa pjesë të rëndësishme të tekstit të kodikut janë të derdhura në ar. Germat e aplikuara janë kapitale të vogla (majuscule). Kapaku i dorëshkrimit është metalik, me zbukurime biblike, por duhet të jetë disa shekuj më i vonshëm se vetë vepra.