Wikipedia:Artikulli i ditës/41, 2011.
Aurora polare, (agimi polar ose drita polare) e cila në varësi të hemisferës ndahet në boreale (veri) dhe australe (jug). Bëhet fjalë për një dukuri natyrore që karakterizohet nga dalja e dritës (agimi) gjatë natës, dhe shoqërohet nga një tingull i lehtë ose kërcëllitje. Në të dyja rastet origjina është e njëjtë, era diellore hyn në fushën magnetike të tokës. Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën e tokës duke prodhuar kështu një dritë shumëngjyrëshe. Sa më e madhe të jetë era diellore, aq më e fuqishme është aurora, origjina e vërtetë e së cilës gjendet rreth 149 milionë km nga Toka, domethënë në sipërfaqen e diellit. Dielli lëshon pjesëza të ngarkuara energjike (p.sh. elektrone), të cilat udhëtojnë drejt Tokës në formën e një ere diellore.