Fotografi shoqëruese për artikullin


Sevasti Qiriazi Dako lindi në vitin 1871, bijë e familjes Qiriazi, e bija e Dhimitrit dhe Maries. Në moshën 4-vjeçare u dërgua në një shkollë greke dhe më pas në shkollën e Misionit Amerikan. Pasi përfundoi shkollimin në vendlindje, shkoi në Stamboll, ku studioi te Kolegji Amerikan për vajza. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor të vitit 1891. Me t'u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë në 1891-shin.