Wikipedia:Artikulli i javës/2023/16
Kanuni i Lekë Dukagjinit apo i njohur edhe si Kanuni i Lekës ose Kanuni i Maleve është njëri prej varianteve të së drejtës zakonore shqiptare i përcjellur gojarisht, i cili fillimisht u kodifikua dhe u botua në turqisht nga administrata osmane në gjysmën e parë të shekullit XIX, kur përpiqej të ndalonte gjakmarrjen. Kodifikimi i parë dhe i plotë i lëndës zakonore u botua për herë të parë në 1933-shin në Shkodër.
Kanuni përmban 12 libra, 24 krerë, 199 nene dhe 1263 paragrafë. Secili kapitull, siç mund të quhen me gjuhën bashkëkohore juridike trajton çështje që mund të klasifikohen nga e drejta private tek ajo familjare dhe deri tek e drejta penale e civile.