Wikipedia:Artikulli i javës/2023/18
Sheshi Adem Jashari ndodhet në qendrën historike të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Ndryshe nga shumë të tjerë, sheshi nuk ka origjinë historike. Ai u krijua gjatë viteve 1950 gjatë modernizimit të gjerë të qendrës së qytetit në vendin e ndërtesave origjinale të vjetra turke dhe të pazarit. Sheshi fillimisht u quajt Sheshi i Vëllazërisë dhe Unitetit.