Wikipedia:Artikulli i javës/2023/26
Homeostaza, në biologji, i referohet mjedisit të brendshëm fizik dhe kimik të qëndrueshëm dhe të pandryshuar. Ky është kushti i funksionimit optimal të organizmit dhe përbëhet nga shumë variabla, si temperatura e trupit dhe ekuilibri i lëngjeve, që e mban në ekuilibër brenda kufijve të paracaktuar (llojet homeostatike). Variabla të tjerë janë: pH-i i lëngut jashtëqelizor, përqendrimet e joneve të natriumit, kaliumit dhe kalciumit, si dhe niveli i sheqerit në gjak, të cilat duhet të rregullohen pavarësisht ndryshimeve në mjedisin e jashtëm. Secila prej këtyre variablave kontrollohet nga një ose më shumë mekanizma homeostatike.