Pamje nga Shkupi pasi u çlirua nga shqiptarët luftëtarë nga kryengritjet e vitit 1912

Kryengritja e vitit 1912 ishte kryengritje e fundit e shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe zgjati nga janari deri në gusht të vitit 1912. Kryengritja përfundoi, kur qeveria osmane ra dakord për të përmbushur kërkesat e kryengritësve shqiptarë më 4 shtator 1912. Në Kosovë u formuan çeta të cilat ndërmorën edhe sulme kundër komisionit të reformave. Me organizimin e forcave kryengritëse merreshin Hasan Prishtina dhe komandantët e çetave.