Wikipedia:Artikulli i javës/2023/37
Historia e arsimit shqiptar paraqet njërin nga segmentet themelore të historisë së kulturës, qytetërimit dhe mendimit pedagogjik të popullit shqiptar në përgjithësi. Ndonëse hulumtimet e mirëfillta shkencore në historinë e arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar kanë nisur relativisht vonë, megjithatë, puna hulumtuese dhe kërkimore-shkencore e studiuesve shqiptarë, studimet dhe monografitë e tyre, sidomos ato të zhvilluara në gjysmën e dytë të shekullit XX, hedhin dritë në shumë aspekte të saj.