Fotografi shoqëruese për artikullin

Shën Valentini është një shenjtor i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt. Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës. Sot Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Kisha ortodokse e feston ditën e priftit Shën Valentin më 6 korrik, ndërsa ditën e martirit Shën Valentin më 30 korrik. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid.