Wikipedia:Artikulli i javës/2024/29
Observatori i Prishtinës është një observator astronomik që ndodhet në Prishtinë, Kosovë, dhe është pjesë e kompleksit të ndërtesave të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Observatori është ndërtuar në vitin 1977 me përkushtim ndaj zbulimit, kërkimit shkencor dhe praktikës arsimore. Ai u hap për herë të parë për publikun në mes të nëntorit 1977 nga një grup i quajtur Hulumtuesit e Rinj të Kosovës. Observatori u përdor nga të rinj të apasionuar dhe studiues shkencorë në ish-Jugosllavi, pjesë e një ndryshimi kulturor që solli mundësi të reja për njerëzit, përfshirë komunitetin shkencor të Kosovës. Kulmi i tij në formë kupole u dha qytetarëve të Prishtinës një pamje të yjeve, planetëve, meteoritëve si dhe shumë trupave të tjerë qiellorë.