C4C Shqipëria është një seri editathon-esh të lidhura me elemntët e hapur kulturorë të Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet Shqiptare të Galerive Librarive Arteve dhe Muzeve (GLAM). Të gjitha aktivitetet realizohen nga anëtarët e Open Labs dhe Wikimedia Community User Group Albania. Bazuar në projektin 'Coding da Vinci', C4C sjell së bashkë institucionet e pasurisë kulturore me editimet, dizajnin, të dhënat e hapira si dhe komunitetet e Wikimedia dhe OpenStreetMap për të zhvilluar ide dhe modele për sektorin kulturor dhe publik.

Aktivitetet Redakto

  • Editathon Code4Culture Korçë 28.04.2018 me Muzeun Arkeologjik të Korçës
  • Qr-pedia me muzeun Arkeologjik të Korçës
  • WikiFilmat, projekti në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Filmit

Qr-pedia Korçë Redakto

Ky projekt synon vendosjen e tabelave me kodet QR tek monumentet dhe elementët e Muzeut arkeologjik të Korçës, duke e lidhur kështu objektin me artikullin përkatës në wikipedia.

Stampa Redakto

{{Code4CultureAlbania}}