...sipas etnologut Thanas Meksi hamamet ishin objekte kurimi dhe masazhuese, por gjatë viteve 1840 -1940, ato u kthyen edhe në objekte argëtimi, duke ofruar femra të bukura të qytetit, për t’i shërbyer klientëve me këngë dhe me valle, të veshura me kostume të shtrenjta popullore të Elbasanit?
...venezuelianët janë, për nga natyra, populli më i lumtur dhe optimist ndaj dhe qeveria e Venezuelës ka ndërmarrë një hap të pazakonshëm: krijimin e një zyre kombëtare për Lumturinë?
... studimet e fundit nga Fizika kuantike provojnë se ka jetë të përtejme dhe në librin “Biocentrism: How Life and Consciousness Are the Keys to Understanding the Nature of the Universe“ nga Robert Lanza publikuar në Shtetet e Bashkuara që ka përfshirë gjithë Internetin përmban një nocion të jetës, i cili tregon për një jetë që nuk përfundon kur trupi vdes dhe mund të zgjasë përgjithmonë?
...Shpanët njihen si dinasti princërore, konsiderohen si njëra ndër familjet e hershme fisnike arbëreshe dhe përmenden krahas familjeve më të vjetra: Aranitët, Barbuka, Besosja, Blenishti, Braka, Klange, Grinani, Leti, Limi (Lillini), Mesia (Misia), Skura, Sumbramoni, Verona?