Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2017/41
... At Shtjefën Gjeçovi nga Kryeziu i Pukës në përvjetorin e martirizimit ( 14 Tetor 1929 - 2017 , Zym i Gjakovës ) , edhe sot njihet vetëm si autor i "Kanunit të Lekë Dukagjinit" monument i gjuhës e i kulturës së Kombit Shqiptar por jo në veprën e tij të plotë e cila qëndron akoma e pabotuar ?
... tek foto e nuses mirditore mund të gjenden shume elementë të përdorura nga Ibrahim Kodra në pikturë sepse Ishmi, vendlindja e tij është afër fshatrave Bizë, Draç dhe Gjuricaj të Mirditës ?
... Niketë Dardani (340 – 414) artist shqiptar nga Dardania njihet si autori i “Te Deum” hymnit bazë dhe simbol të krishtërimit është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtërimit ?
... studimi historiko – kulturor "Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II" ose "Karta europiane e identitetit e shqiptarëve" i Aurel Plasarit prezanton një nga personalitetet e humanizmit evropian Papa Piu II, që aktualizoi konceptin Europë, si bashkësi gjeografike, historike dhe kulturore ?
... Sheh Ibrahim Karbunara ishte një ndër themeluesit e Kongresit të Lushnjës dhe një prej martirëve i cili u dënua në "Gjyqin e Deputetëve" nga diktatura komuniste ?
... në një pikë vaji të ullirit përftohen mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës ose mplakja e hershme ?