... Sipas Virgjilit , Butrinti u themelua nga heroi i luftës së Trojës, Enea, dhe nga korrespondenca e poetit romak me Ciceronin, zbulohen përpjekjet që ai ka realizuar për të mbrojtur pronat dhe interesat e butrotasve kundër tentativave të Çezarit për vendosjen aty të një kolonie romake ?
... Në mesjetë ura e Abdyl Agës i shërbente rrugës së karvaneve që lidhte Shkodër – Lezhën me Dibrën nëpërmjet malësisë së Tiranës dhe asaj të Matit ?
... Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të premten e 26 nëntorit 1937, në faqe të parë dhe të shtatë një shkrim për princeshën Maxhide dhe emancipimin e grave shqiptare ?
... Shën Naumi shenjti shqiptar i krishterë ka themeluar manastirin e dëgjuar që mban emrin e tij dhe që sot gjendet në kufirin shqiptaro-maqedon në brigjet e Liqenit të Ohrit vend i cili konsiderohej si vend me shpresë shërimi për sëmundje shihet në afresket e kishave të Voskopojës, të Shipskës dhe të Vithkuqit ?
... një nga shembujt përfaqësues të arkitekturës së xhamive shqiptare në Berat është xhamia e Beqarëve e ndërtuar në fund të shek.XVIII nga një qytetar i quajtur Sulejman kurse piktura e vitit 1827 paraqet elementë të ndryshëm zbukurues kryesisht florealë, fruta, pejsazhe e elementë dekorativë si shirita përdredhës shumëngjyrësh të ngjashëm me qëndismat e kostumeve popullore të rajonit ?
... sipas revistës Albanian Business Magazine , shqiptari Gjergj Dollani hapi biznesin që sjell për qytetarët në Uashington vetëm pak metra larg Shtëpisë së Bardhë disa nga çokollatat e kafetë më ekskluzive ?