Komuna Tuzit në Malësi ndahet naga komuna e Podgorices 1 shtator 2018.

Këto zgjedhje u cilësuan si historike nga fakti se për herë të parë pas viti 1957, kur Tuzit i suprimohet vetëqeverisja, rivotohet për Komunë të pavarur të Malësisë.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore për Komunën e plotë të Tuzit në Malësi, tregojnë për një fitore të koalicionit “Malësia na bashkon”.

Koalicioni i tri partive politike shqiptare fitoi 16 vende në Kuvendin lokal të Tuzit, i cili numëron 32 vende,

Ky rezultat paraprak e detyron koalicionin e partive politike shqiptare që të bashkëqeverisin me ndonjë parti të spektrit politik malazez ose boshnjak.

Komuna e plotë e Tuzit ishte pika programore e të gjitha forcave politike shqiptare në Mal të Zi, të cilat gati tri dekada kërkuan vetëqeverisjen lokale për zonën e Malësisë