Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/43
... TikTok është një shërbim rrjetesh sociale për shpërndarjen e videove virale në pronësi të kompanisë kineze ByteDance? Përdoret për të krijuar video muzikore të shkurtra, sinkronizime buzësh, vallëzime, komedi dhe talente prej 3 deri në 15 sekonda dhe video që ripërsëriten prej 3 deri në 60 sekonda. Është një version ndërkombëtar i Douyin që u lëshua fillimisht në tregun kinez në shtator të 2016-ës.
Që nga hedhja e tij në treg në 2016-ën, TikTok / Douyin fituan popullaritet me shpejtësi në Azinë Lindore, Azinë Jugore, Azinë Juglindore, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Rusi dhe në pjesë të tjera të botës.
Deri në tetor të vitit 2020, TikTok tejkaloi mbi 2 miliardë shkarkime në celularë në të gjithë botën.